NISSAN NAVARA PICK UP Nga King Cab, modeli mitik që revolucionarizoi këtë kategori makinash, trashëgoi emrin. Tani e ngre akoma më lart nivelin e rehatisë dhe arritjeve rrugore.Nga fundi i viteve 80-të, Nissan nxori modelin King Cab, një pick up me kabinë të gjatë që plotësonte gamën e modeleve të tillë, duke dhënë një alternativë ndërmjet kabinës njëshe dhe dyshe. Pas ndenjëses kishte një zonë të mbrojtur, ku ndodheshin dhe një çift ndenjësesh të rastit, por pa zvogëluar shumë përmasat e zonës së pasme për ngarkesë. Një tjetër karakteristikë e King Cab ishte se pamja ballore ishte kopje e modelit Terrano seria e parë dhe kjo e bënte shumë tërheqëse këtë kamionçinë. E njëjta gjë përsëritet edhe me modelin e ri King Cab, i cili paraqitet me të njëjtën fytyrë si të modelit Pathfinder, por me ndryshimin se tani ka edhe motorin e shkëlqyer turbodiesel 2488 cm3 me 127 kW (174 kf) dhe 401 Nm. Tradicionalisht, emërtimi Navara është përdorur për të treguar variantin më luksoz të familjes, ndërsa tani identifikon të tërë familjen pick up Nissan. UA BËN ME SY MODELEVE SUVKabina, megjithëse më kompakte, ka marrë dhe ka zhvilluar po ato elemente stilistikë të para te Pathfinder. Për rrjedhojë, niveli i rehatisë, hapësira e brendshme dhe eleganca përbëjnë një pikë referimi në këtë kategori, si përsa i përket variantit fillestar XE, ashtu dhe për variantin më elegant SE. Tek të dy variantet instrumentet janë të plotësuar dhe lexohen lehtë, me materiale cilësorë dhe finicion të lartë. Versioni SE parashikon dhe klimatizator automatik me rregullim të pavarur të temperaturës për gjysmën e majtë dhe të djathtë të kabinës. Ashtu si te Pathfinder, motori ka zë të fortë, por dhe një temperament shumë të gjallë. Shpejtësia maksimale është 170 km/orë, vetëm 5 më pak se Pathfinder, por Navara (pa ngarkesë, kuptohet) është në gjendje të arrijë 100 km/orë me nisje nga vendi në 10.7 sekonda, plot 8 të dhjetat më pak se modeli SUV! Hapi i gjatë dhe suspensionet mikse (përpara me rrota të pavarura, ndërsa mbrapa me urë të ngurtë) lejojnë që mjeti të ketë mbajtje të mirë të rrugës dhe sjellje të shkëlqyer në itineraret miks të shpejtë (quhen kështu rrugët prej dheu të ngjeshur). Vetëm kur rruga bëhet gjarpëruese dhe terreni nis të keqësohet shfaqen fenomeni kthesërritës dhe kërcimet e urës së pasme, që me thënë të vërtetën, duke qene një urë e ngurtë është mjaft efikase, veçanërisht nëse makina është pjesërisht e ngarkuar.MOTOR I HARBUARNë rast se tepërohet me gazin, nisur nga fakti që motori është mjaft i harbuar, nuk është vështirë të humbasësh drejtimin. Megjithatë, Navara është një mjet që të paralajmëron kur i afrohesh kufirit dhe lejon të rivendoset situata me lehtësi. Të tëra komandat janë të lehta në përdorim, timoni është i saktë dhe direkt, friksioni i butë, ndërsa frenimi i fuqishëm dhe efikas. Korsa e pedalit të frenave është pak e gjatë, por në këndvështrimin e një përdorimi jashtërrugor, kjo rezulton e preferueshme, sepse ka mundësi të modulohet më mirë. E vetmja vërejtje mund të bëhet për komandën e gazit, më e shpejtë nga ç duhet në rritjen e rrotullimeve dhe pak e modulueshme në kushtet e terrenit rrëshqitës. Duhet theksuar që kjo komandë është e tipit by whire, domethënë me një fill elektrik, veprimi i pedalit është pak i ndryshëm dhe me një farë vonese, aq sa duhen disa kilometra për t u ambientuar dhe për të llogaritur avancën në dhënien e gazit.INTEGRALE ME ELEKTRONIKËSkema e tërheqjes integrale nuk është ajo e modelit Pathfinder: tek Navara është përdorur një skemë më klasike, ku normalisht, rrotat e pasme janë aktive, ndërsa të parat aktivizohen sipas nevojës. Komandimi është elektrik dhe mund të aktivizohet edhe kur mjeti është në lëvizje. Për të aktivizuar reduktorin duhet ndaluar, sepse në të kundërt, një sensor elektronik i lidhur me xhiromatësin nuk lejon aktivizimin.Kutia e shpejtësisë me gjashtë marshe të shkallëzuar në mënyrë të përkryer, të parin e ka me raport të madh, ndërsa i gjashti është i përkryer për udhëtime të gjata në autostradë. Pavarësisht nga kjo, raporti i të gjashtit nuk është aq i vogël sa ta bëjë makinën të ˜ngordhë edhe në ngjitje-zbritjet normale të rrugës. Nën 1500 rrotullime motori ndjehet pak i dobët, por shkallëzimi me gjashtë marshe lejon që ai të mbahet gjithmonë në harkun e regjimeve optimale.NUK PËLQEN KALIMET TWISTAktivizimi i reduktorit i lejon mjetit me ngarkesë të ngjitet në pjerrësi të mëdha. Suspensionet mikse dhe tarimi më shumë rrugor i shufrës kundërmënjanimit, të bashkuara me këndet karakteristikë jo shumë të favorshëm, kërkojnë kujdes në daljet e vështira jashtë rruge. Pavarësisht nga kjo, me momentin motorik të konsiderueshëm dhe me pak kujdes, Navara arrin të kalojë pengesa që kanë një farë vështirësie, megjithatë nuk duhet kërkuar që të sillet si një specialiste e kalueshmërisë së lartë.VLERA TË PABESUESHME NË KONSUME rëndë, me përmasa dhe sipërfaqe ballore të madhe, me një aerodinamikë që nuk mund të konsiderohet si efikase, lënë të kuptohet se Navara dë të ketë etje për naftë. Gabim, në të vërtetë ndodh e kundërta. Kutia e shpejtësisë me gjashtë marshe dhe karakteristikat e motorit, nëse nuk ekzagjerohet me një drejtim sportiv, lejojnë një konsum karburanti në vlera të pabesueshme. Në rrugë, me një drejtim të kujdesshëm mund të arrihen dhe 12 kilometra me një litër dhe kur e ke me ngut, vështirë se mund të zbritet nën 9 km/litër. Jashtë rruge, në terrene me vështirësi të mesme, përgjithësisht mund të përshkohen nga 6.5 në 8.5 km/litër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.