Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2 milionë e 334 mijë e 648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se në tetë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i qytetarëve, që kanë udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë muajit gusht kanë udhëtuar 411 mijë e 162 udhëtarë, apo 11 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
“Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4 për qind apo 1 mijë e 389 nisje të fluturimeve”, thuhet në komunikatën për media.
Që nga muaji janar e deri në muajin gusht, bëhet e ditur se janë shërbyer 2 milionë e 334 mijë e 648 udhëtarë apo 13 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11% më shumë se në muajin e njëjtën të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4% apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”.
ANP kishte njoftuar se vetëm në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur dhe shkuar mbi 1.5 milion mërgimtarë.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.
Sipas të dhënave të ANP “Adem Jashari” numri më i madh i mërgimtarëve ishte nga Zvicra, me 583,206 udhëtarë apo 38.24 për qind e numrit të përgjithshëm të udhëtarëve. Po ashtu, numër të lartë kishte dhe nga Gjermania me 517,863 udhëtarë, Turqia me 165,727 udhëtarë dhe Austria me 6.1 për qind të pjesëmarrjes së udhëtimeve.
Për sa i përket numrit të fluturimeve, nga Zvicra janë realizuar 3,750 udhëtime, pasuar nga Gjermania me 3,315, Turqia me 1,150 dhe Austria me 710 fluturime.
Gjatë muajit janar janë 235,834 mërgimtarë me 1,660 fluturime, në shkurt në vendin tonë kanë ardhur 193,116 udhëtarë me 1,238 fluturime, në muajin mars kanë ndodhur 1.496 fluturime me 221,760 udhëtarë, ndërsa në muajin qershor janë 289,919 udhëtarë me 2,026 fluturime.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë.
Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit gusht me 131.6 milionë euro nga totali prej mbi 1.2 miliard euro. Bazuar në kanalet e dërgimit, BQK-ja thotë se, 702.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.