Dembelizëm? Mbase. Një studim i Google tregon se përdoruesit nuk kanë dëshirë t’i ndryshojnë fjalëkalimet për account-et e tyre, edhe pse e dinë që ua kanë shkelur
Nëse do të zbulonit se dikush ju ka vjedhur çelësat e shtëpisë, gjëja e parë që do të bënit do të ishte ndryshimi i bravës së derës. E njëjta gjë do të duhet të ndodhte nëse dikush ju cenon account-in. Por një kërkim i Google tregon se shumë përdorues nuk i ndryshojnë fjalëkalimet, pavarësisht se ajo është komprometuar.
Studimi i Google është bërë duke u mbështetur në të dhënat telemetrike anonime, të mbledhura nga Checkup Password, pjesë e Chrome, i lançuar në fillim të vitit 2019. Nëpërmjet këtij funksioni të ri, mund të mbahen nën kontroll fjalëkalimet, duke lajmëruar përdoruesin se fjalëkalimi është shkelur dhe për pasojë, nuk është më i sigurt.
“Kemi analizuar 21 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalime dhe kemi shënjuar 36 mijë të tilla si jo të sigurta” – shpjeguan ekspertët e Big G gjatë Usenix Security Symposium në Santa Clara, në Kaliforni.
Ata shtuan: “Pas njoftimit të përdoruesve për këtë shkelje, 26% e lajmërimeve tona sollën ndryshimin e fjalëkalimit në një të ri. Nga këto fjalëkalime, 94% e tyre ishin po të forta, sa ai i mëparshëm”. Hulumtimi thekson se shumë përdorues i kanë injoruar më shumë se 81 mijë lajmërimet e dërguara për shkelje të fjalëkalimeve.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e shkeljeve ndodhin në faqet për blerje online (1,2%), faqet e lajmeve (1,9%) dhe faqet e argëtimit (6,3%) dhe shumë përdorues e trajtojnë këtë temë me mendjelehtësi.