Përfitues të paketës financiare nr.1, DPT: Individët që duhet të saktësojnë të dhënat bankare, lista

09/09/2020 10:17 AM 0 komente

Individët përfitues të paketës financiare nr 1 duhet të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare. Drejtoria e përgjtihshme e Tatimeve ka bërë publike listën e personave të cilët kanë parregullsi në plotësimin e të dhënave të tyre bankare.

“Në vijim të komunikimit me publikun, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bëjmë thirrje të gjithë individëve të përfshirë në listën bashkëngjitur, të cilët për shkak të plotësimit të pasaktë të të dhenave të tyre bankare, nuk kanë marrë masën e caktuar të përfitimit, që menjeherë të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare. 

Plotësimi sa më parë i të dhenave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues”, njofton DPT.

Lista per saktesim Banke Iban

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of