Përfundon ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës, nga nesër e gjitha e hapur për trafikun

30/06/2018 4:40 PM 0 komente

Prej më shumë se dy javësh autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e bllokuar në segmente të ndryshëm të saj për shkak të ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar në riparimin e pikave më problematike. Në një dalje për mediat këtë të shtunë Drejtori i Pëtgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro tha se punimet totale përfundojnë sot në mesnatë dhe nga nesër rruga do të jetë e hapur në gjithë gjatësinë e saj duke mos krijuar më probleme me trafikun.

Kreu i ARRSH ka falenderuar qytetarët dhe bizneset për mirëkuptimin ndërkohë që theksoi se ashtu sic ishte premtuar punimet përfunduan me mbylljen e qershorit duke e bërë të aksesueshme dhe më të thjeshtë kalimin në autostrdadë në vijim. Autostrdata Tiranë-Durrës është arteria kryesore e transportit rrugor në vend me një interval mes 40-45 mijë mjete në ditë mestarisht përgjatë gjithë vitit.

Ndërhyrja e fundit e qeverisë është një ndërhyrje e pjeshme që “korrigjoi” vetëm pikat më problematike por  vetë ARRSH ka deklaruar se po kërkon financim për të vënë në zbatim një projekt për riaprimin tërësor të rrugës e cila shkon në miliona euro.

Projekti fillestar që kërkon vetëm ndërhyrje në shtresat asfaltike ka një kosto rreth 11 milionë euro ndërkohë që një tjetë projekt që përfshin element shtesë sëbashku me zgjerimin ka një kosto 30 milionë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of