Në 30 janar të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale shpërthimin e koronavirusit. I shfaqur fillimisht në provincën Hubei në Kinë, tashmë është shtrirë gjerësisht në hartën botërore, ndërsa çdo ditë rritet numri i të prekurve dhe atyre që humbasin jetën.
OBSH dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën po ndërmarrin veprime për të kontrolluar shpërthimin e COVID-19, por suksesi afatgjatë nuk mund të merret si imirëqenë. Të gjitha pjesët e shoqërisë tonë, përfshirë bizneset dhe punëdhënësit, duhet të luajnë rolin e tyre nëse duan të ndalojnë përhapjen e kësaj epidemie. Tani është koha për t’u përgatitur për COVID-19. Masat e thjeshta paraprake dhe planifikimi mund të bëjnë një ndryshim të madh.
Si përhapet COVID-19
Kur dikush është i prekur nga koronavirus, nëpërmjet kollës apo teshtitjes, ai nxjerr jashtë spërklat e infektuara të pështymës, të cilat bien në sipërfaqe dhe objektet afër, si tavolinat, tryezat e punës, telefonat apo kompjuterët. Njerëzit mund të preken nga COVID-19 duke prekur këto sipërfaqe ose objekte të ndotura, dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.
Nëse një person qëndron me një tjetër brenda një metri katror, mund ta marrë virusin nëpërmjet frymëmarrjes, kollës. Me fjalë të tjera, koronavirusi përhapet në mënyrë të ngjashme me gripin. Shumica e personave të prekur përjetojnë simptoma të lehta dhe shërohen. Rrezikui virusit rritet me moshën: ata që janë mbi 40 vjeç janë më të prekshmit. Po ashtu, më të prekshmit janë edhe personat me sistem të dobët imunitar dhe me sëmundje të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.
Mënyra të thjeshta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tuaj të punës
Masat e thjeshta dhe me kosto të ulët, të renditura më poshtë, do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve në vendin tuaj të punës, të tilla si: ftohjet, gripi dhe problemet në stomak; si dhe të mbroni klientët tuaj, kontraktorët dhe punonjësit.
Punëdhënësit duhet të fillojnë t’i bëjnë këto gjëra tani, edhe nëse COVID-19 nuk ka arritur vendin ku jetoni dhe veproni:
• Sigurohuni që vendet tuaja të punës të jenë të pastra dhe higjienike
– Sipërfaqet (p.sh. tavolinat dhe tabelat) dhe objektet (p.sh. telefona, tastierë) duhet të fshihen me dezinfektues rregullisht sepse ndotja në sipërfaqet e prekura nga punonjësit dhe klientët është një prej mënyrave të përhapjes së virusit.
• Promovoni larjen e rregullt dhe të vazhdueshme të duarve të të punësuarve, kontraktuesve dhe klientëve. Larja e duarve vret virusin dhe parandalon përhapjen e tij.
– Afishoni postera që promovojnë larjen e duarve – pyesni autoritetet lokale të shëndetit publik për këto, si dhe ofroni udhëzime për sigurinë shëndetësore në punë.
• Promovoni higjienën e mirë të frymëmarrjes në vendin e punës.
-Afishoni postera që promovojnë higjienën e frymëmarrjes. Sigurohuni që maskat për fytyrën dhe letrat higjienike të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës për ata që kanë një frymëmarrje të keqe ose kollë. Koshat e mbeturinave duhet të jenë të mbyllur.
• Këshilloni punonjësit dhe kontraktorët të informohen dhe të marrin të gjitha udhëzimet para se të kryejnë udhëtime brenda apo jashtë kufijve.
• Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që, nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitet ose nëse
kanë kollë apo temperaturë të ulët, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi(ose të punojnë nga shtëpia), nëse janë me medikamente siç janë paracetamoli, ibuprofeni ose aspirina, të cilat mund të maskojnë simptomat e virusit.
Gjërat për t’u marrë parasysh kur udhëtoni ju dhe punonjësit tuaj
• Para se të udhëtoni:
– Sigurohuni që organizata juaj dhe punonjësit e saj të kenë informacionin më të fundit për fushat
ku COVID-19 po përhapet.
-Kompania/ organizata juaj duhet të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet në lidhje me planet e ardhshme të udhëtimit.
-Shmangni dërgimin e punonjësve që mund të jenë më të rrezikuar nga sëmundje serioze në zonat ku COVID-19 po përhapet.
-Sigurohuni që të gjithë personat, të cilët udhëtojnë në vendet që raportojnë COVID-19 informohen nga një ekspert i kualifikuar, siç janë ofruesit e kujdesit shëndetësor.
Punonjësit që udhëtojnë duhet të kenë me vete mjetet e nevojshme, maskat, dezinfektues me bazë alkooli. Kjo mund të lehtësojë larjen e rregullt të duarve.
• Ndërsa udhëtoni:
-Këshilloni punonjësit të lajnë duart rregullisht dhe të qëndrojnë të paktën një metër larg nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë
-Sigurohuni që punonjësit të dinë se çfarë të bëjnë dhe me kë të kontaktojnë nëse ndihen të sëmurë gjatë udhëtimit.
-Sigurohuni që punonjësit tuaj të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, ku ata po udhëtojnë. Të shmangin vendet e ndaluara apo tubimet e mëdha.
• Kthimi nga udhëtimi:
-Punonjësit që janë kthyer nga një zonë ku COVID-19 po përhapet, duhet të monitorojnë veten për simptoma për 14 ditë dhe të matin temperaturën dy herë në ditë.
– Nëse kanë një kollë të butë ose ethe, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen. Kjo do të thotë të shmangin kontaktin edhe me njerëz të tjerë, përfshirë dhe anëtarët e familjes. Gjithashtu, ata duhet të telefonojnë mjekun duke i dhënë detaje për vendin e udhëtimit dhe cilat janë simptomat.
Përgatitja e biznesit në rast se COVID-19 arrin në komunitetin tuaj
• Hartoni një plan se çfarë të bëni nëse dikush preket me COVID-19 në vendin tuaj të punës
– Plani duhet të përfshijë vendosjen e të infektuarit në një dhomë apo zonë izolimi, duke kufizuar numrin e njerëzve të tjerë që kanë kontakt me të.
-Konsideroni se si të identifikoni personat që mund të jenë në rrezik dhe t’i mbështesin ata. Kjo mund të përfshijë persona që kanë udhëtuar së fundmi ose persona që kanë rrezik më të lartë për shkak të një sëmundjeje serioze
-Nëse ka një shpërthim të COVID-19, në komunitetin tuaj, autoritetet shëndetësore mund t’i këshillojnë njerëzit të shmangin transportin publik dhe vendet e mbushura me njerëz. Detyrat e telekomunikacionit do të ndihmojnë biznesin tuaj të vazhdojë të funksionojë, ndërsa punonjësit tuaj të qëndrojnë të sigurt.
•Hartimi i një plani të kontigjencës dhe vazhdimësisë së biznesit
– Plani duhet të adresojë si ta mbani biznesin tuaj aktiv edhe nëse një numër i konsiderueshëm i punonjësve, kontraktuesve apo furnitorëve nuk mund të vijnë në vendin e punës për shkak se janë të sëmurë ose nga kufizimet lokale të udhëtimit.
-Komunikoni me punonjësit dhe kontraktorët tuaj rreth planit dhe sigurohuni që ata do të jenë të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjnë – ose të mos bëjnë – sipas planit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.