Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte.
Në shumë vende sistemet shëndetësore tashmë luftojnë në dimër me probleme të tilla si, astma, sulmet në zemër, sëmundje këto që përkeqësohen në temperaturat e ftohta, si dhe me disa sëmundje infektive si gripi që përhapen lehtë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se vendet duhet të përgatiten për një pik të mundshme të rasteve të reja me koronavirus gjatë dimrit, i cili mund të jetë edhe më seriozë se shpërthimi fillestar.
Pse në dimër mund të shohim një rritje?
Në mot të ftohtë ne kalojmë më shumë kohë brenda në hapësira të ajrosura dobët, kushte të tilla favorizojnë koronavirusin të përhapet lehtë.
Për më tepër, rastet e koronavirusit ka të ngjarë të bëhen më sfiduese për tu ndjekur e gjurmuar, pasi simptomat janë të ngjashme me sëmundjet respiratore të dimrit.
Në Mbretërinë e Bashkuar mund të vdesin 119.900 persona nga virusi midis shtatorit të këtij viti dhe qershorit të viti 2021, paralajmërojnë ekspertët nga Akademia e Shkencave Mjekësore.
Ky parashikim, të cilin akademia e quajti një “skenar i arsyeshëm i rastit më të keq”, është më shumë se dyfishi i 45 mijë vdekjeve që ka regjistruar Mbretëria e Bashkuar deri më tani./CNN