“Përgjimi” në Facebook ju përkeqëson humorin

22/12/2016 3:17 PM 0 komente

Sipas një studimi, lundrimi për një kohë të gjatë në Facebook për Krishtlindje – të shohësh gjithë ato familje “perfekte” dhe pushimet e tyre në foto – me shumë mundësi do t’ju bëjë të ndiheni të trishtuar se sa të gëzuar.
Një studim i një universiteti në Kopenhagën thotë se përdorimi i tepruar në rrjetet sociale mund të shkaktojë ndjesi zilie.
Ai paralajmëron për ndikimin negativ të “përgjimit” në rrjetet sociale duke mos komunikuar me askënd.
Studimi këshillon që të bëni pak pushim nga përdorimi i rrjeteve sociale.
Studimi në të cilin morën pjesë më shumë se 1000 persona, pjesa më e madhe femra, thotë se “përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale si Facebook mund të ndikojë negativisht në mirëqenien emocionale dhe kënaqësinë me jetën”.

“Krahasime sociale joreale”

Studiuesit paralajmërojnë për rrezikun e zilisë dhe përkeqësimit të humorit nëse ju kaloni shumë kohë në rrjetet sociale duke parë foto të njerëzve të tjerë, të shkaktuara nga “krahasime sociale joreale”.
Përfshirja në një bisedë dhe lidhja me njerëz në rrjetet sociale duket të jetë një përvojë më pozitive – thotë studimi, i publikuar në revistën Cyberpsychology, Behaviour and Social Networking.
Kjo duket të jetë më pak e zymtë në krahasim me përdoruesit “pasivë” që kalojnë shumë kohë duke përgjuar dhe duke mos u përfshirë në biseda.
Një mënyrë tjetër për të përmirësuar mirëqenien është të mos përdorni rrjetet sociale për një javë të tërë, kjo nëse mund t’i rezistoni tundimeve për të parë foto të padurueshme të pushimeve në shi.

Burimi: BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of