Qyteti më i bukur i Meksikës ka shumë për të ofruar, duke përfshirë evente, festivale dhe festa të ndryshme – dhe ja cila është koha më e mira për ta vizituar.
Çdo udhëtar gjithmonë shqetësohet se mund të vizitojë një vend dhe të gjejë turma kudo, ose i duhet të kujdeset për orët e mbylljes së një destinacioni të jashtëzakonshëm.
Me San Miguel de Allende, momenti më i mirë për të vizituar këtë qytet është kur keni mundësinë për të shijuar plotësisht përvojën që të ofron ai, pa u shqetësuar për turmat ose oraret e mbylljes që do të prishnin aventurat tuaja.
Moti në qytetin më të bukur të Meksikës është i mrekullueshëm pothuajse gjatë gjithë vitit, duke pasur më shumë se 300 ditë me diell. Ndryshe nga SHBA dhe Europa, nuk ka kurrë një mot të padurueshëm, të nxehtë apo të ftohtë, në San Miguel De Allende.
Ka kaq shumë eksperienca për të përjetuar në këtë qytet, ndoshta më magjepsësin në Meksikë, duke filluar nga festat fetare, festivalet, celebrimet dhe peizazhet e bukura. Kjo është koha më e mirë për të vizituar qytetin më të bukur të Meksikës.
Moti në qytet
Nga pikëpamja e motit, San Miguel De Allende mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, me muajin maj që është periudha më e nxehtë e vitit. Në maj, temperaturat gjatë ditës arrijnë deri në 31 gradë celsius. Muajt më të thatë në qytet janë shkurti dhe marsi, ndërsa periudha nga qershori deri në tetor kanë më shumë reshje gjatë vitit.
Pavarësisht shiut që bie gjatë kësaj periudhe, moti rrallë mund ta prishë ditën tuaj dhe udhëtarët gjithmonë mund të arrijnë të vizitojnë destinacionin e tyre të ëndrrave në San Miguel De Allende. Nga nëntori deri në prill është koha ideale e vitit për të eksploruar qytetin më magjepsës të Meksikës.
Ofertat më të mira dhe periudhat me më pak turma turistësh
Sezoni me ҫmimet më të mira për këtë qytet është periudha nga prilli deri në gusht. Duke qenë muajt e verës dhe periudha më me shi e vitit, udhëtarët mund të gjejnë çmimet më të mira gjatë këtij sezoni. Sezoni me ҫmime të larta fillon nga dhjetori deri në prill, ku ditët janë të kthjellëta dhe plot me diell.
Këta janë muajt më të ngarkuar në San Miguel De Allende, pasi ato përfshijnë gjithashtu festimet e Pashkëve, ku familjet mblidhen së bashku për festivale dhe festa të shumta. Nëse zgjidhni ta vizitoni qytetin gjatë kësaj periudhe, do të duhet ta organizoni udhëtimin më herët. Por, përvoja do të jetë e mrekullueshme nëse vizitoni qytetin gjatë periudhës së Pashkëve.
Festivalet dhe festat lokale
Disa nga periudhat më të mira të vitit për të vizituar qytetin më të bukur të Meksikës janë gjatë festivaleve dhe festave lokale. Pushimet në San Miguel De Allende do të ofronin një përvojë të mahnitshme pasi udhëtarët mund të përjetojnë Fiestas Patrias, disa festime të gjalla që përmbajnë koncerte në natyrë, parada, sporte dhe shfaqje teatrale.
Të tjerë mund të dëshirojnë të fillojë duke u bashkuar me banorët e San Miguel gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve, e cila, natyrisht, festohet në të gjithë Meksikën, por është më argëtuese në këtë qytet të bukur. Askush nuk do të donte ta humbiste këtë festë, në ditën e parë dhe të dytë të muajit nëntor.
Për ta bërë atë edhe më interesante, vizitorët duhet të mbërrijnë në qytet disa ditë përpara 1 nëntorit, për të marrë pjesë edhe në Festivalin La Calaca, i cili zgjat një javë të tërë. I njohur ndryshe si “Festivali i Kafkës”, ai festohet me vallëzime në varreza dhe parada për të përkujtuar personat e dashur të banorëve të qytetit. Udhëtarët duhet të rezervojnë një hotel paraprakisht pasi ky është një nga momentet ku qyteti mbushet plot me njerëz.
Dhe më pas vijnë Krishtlindjet, koha e preferuar e qytetit gjatë gjithë vitit. Festivalet fillojnë me festën e Virgjëreshës Guadalupe, më 12 dhjetor. Pjesa tjetër e muajit përbëhet nga festime të vazhdueshme, të ndjekura nga muzika, ushqime dhe pije të shumta.
Më 16 dhjetor bëhet kortezhi ku vizitorët duhet me patjetër të marrin pjesë. Dhe më pas vijojnë koncerte, evente dhe fishekzjarre gjatë ҫdo dite.
Festivali i përvitshëm ndërkombëtar i Jazz & Blues në San Miguel de Allende zhvillohet nga nëntori deri në dhjetor.
Ai përmban muzikë xhaz dhe blues, e cila luhet në të gjithë qytetin, nga parqet e deri te teatrot historike dhe sheshet koloniale. Dhe pastaj vijnë Pashkët, ku kortezhet javore janë ndër më të bukurat në planet. Gjithashtu, mbi 90,000 entuziastë të filmit marrin pjesë në festivalin e filmit Expresión en Corto çdo vit.
Atraksione të veçanta në periudha të ndryshme të vitit
Një atraksion i veçantë që nuk do të donit ta humbisnit është Marketi i së Martës, ku tregtohet gjithçka, nga perimet e freskëta e deri te veprat artizanale dhe kafshët shtëpiake. Gjithashtu, për adhuruesit e gatimit, rezidenca Casa Luna, e cila ekziston për më shumë se 300 vjet, organizon disa klasa interesante gatimi çdo të premte.
Patronato Pro-Ninos, një organizatë lokale, ofron ture në këmbë. Turi fillon nga Jardin rreth orës 9:15 të mëngjesit dhe është një aktivitet ideal për adhuruesit e historisë, pasi ata mund të mësojnë historinë e qytetit më magjepsës të Meksikës.
Koha më e mirë e vitit për të vizituar dhe eksploruar San Miguel De Allende varet tërësisht nga qëllimet e turistit; atraksionet specifike që duan të shohin, dhe kushtet e motit. Në përgjithësi, një vizitë në qytetin më të bukur të Meksikës ia vlen gjithmonë, pavarësisht nga sezoni./ The Travel