Reshjet e shiut në nivele rekord kanë shkaktuar përmbytjet më të mëdha në dekada në Europën perëndimore. Të paktën 120 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të zhdukurve nuk llogaritet.
Reshjet bënë që lumenjtë të shpërthejnë jashtë brigjeve të tyre, duke shkatërruar rajonin.
Në Gjermani, ku numri i të vdekurve tani është mbi 100, Kancelarja Angela Merkel bëri thirrje për një betejë kundër ndryshimit të klimës.
Mediat belge kanë raportuar 22 vdekje. Hollanda, Luksemburgu dhe Zvicra janë prekur gjithashtu.
Në Gjermani, pjesa më perendimore e vendit është më e goditura.
Mbi 1300 persona janë shpallur të zhdukur, po numri real nuk llogaritet, thonë autoritetet. Linjat e telefonisë kanë dalë jashtë funksionit, duke e bërë të pamundur kontaktimit me shumë njerëz.
Fshati Schuld, me një popullsi prej 700 banorësh është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Ujërat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar shtëpi, biznese, e kanë marrë para qindra automjete.
Rreth 15 mijë policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencës janë aktivizuar në Gjermani për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin, helikopterët po marrin banorët e bllokuar nga majat e çative, ndërsa tanket pastrojnë rrugët nga pemët dhe mbeturinat./BBC
(në përditësim)