Përmirësim i lehtë i situatës, Komiteti Teknik: Masat ekzistuese në fuqi edhe për dy javë të tjera

07/04/2021 5:06 PM 0 komente

Masat kufizuese do të vijojnë të jenë në fuqi edhe për dy javë të tjera. Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi në mbledhjen e  fundit se kemi një përmirësim të lehtë të situatës, por nuk jemi një nivelin për ta kontrolluar lehtësisht.

Nga një analizë e thelë e të dhënave, dhe shkaqeve që kanë çuar në përmirësimin e lehtë të situatës, pavarësisht qenë kemi një rënie të indikatorëve, nuk është në atë nivel që ta kontrollojmë lehtësisht.

Kjo tregon që masat kanë dhënë efekt, po ashtu edhe nga respektimi i masave nga qytetarët. Një nga arritjet e mëdha, është fushata e vaksinimit. Shqipëria e parë në rajon, në dhjetëditëshin e fundit për rimtin e vaksinimit, duke ja kaluar edhe Italisë dhe Serbisë. Situata nuk është aty ku duam të jemi, kështu që masat do të vijojnë të jenë në fuqi edhe për dy javë”.

Të gjitha masat e tjera që do të mbeten në fuqi edhe për dy javë të tjera:

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, me përjashtim të maturantëve që do të kthehen në klasat fizike.

– Universitetet vijojnë online.

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.

-Edhe grumbullimet me më shumë se 10 persona do të ndalohen për dy javë”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of