Aksionet aziatike u rritën për ditën e pestë teksa Nikkei 225 Stock Average i Japonisë iu drejtua mbylljes së tij më të lartë në më shumë se 18 vjet.
Indeksi MSCI Asia Pacific shtoi 0.2 për qind në 150.15 në Tokio. Nikkei 225 u rrit 0.4 për qind, pozicionuar për mbylljen më të lartë që nga dhjetori 1996. Treguesi është rritur 20 për qind këtë vit. Kapitalet evropiane dhe amerikane zgjeruan fitimet të martën, ndërsa investitorët vlerësuan të dhënat ekonomike mbi kohën e normave më të larta të interesit si pasojë e optimizmit se marrëveshja rreth Greqisë është në prag.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.