Përtej Bitcoin

03/02/2018 11:00 PM 0 komente

Bitcoin nuk është më e vetmja lojtare në vorbullën e kriptomonedhave. Cila mund të jetë monedha e ardhshme dixhitale që do të sundojë mbi të gjitha kriptomonedhat?

 

Gjithçka filloi si lojë. Dogecoin u hodh në treg në 2013, si një parodi ndaj bitcoin, duke përdorur si logo të saj një qen të racës japoneze, shiba inu, një figurë shumë e famshme në internet. Kjo kriptomonedhë nuk u përdor kurrë me të vërtetë, por së fundmi, vlera e saj është rritur shumë, gjë që ka befasuar kryesisht disa prej themeluesve të saj. Më 7 janar, vlera në dollarë e të gjithë kriptomonedhave, Dogecoin, në qarkullim arriti në 2 miliardë dollarë, një tregues i fortë i “çmendurisë” së kriptomonedhave, shkruan The Economist.

Ky është edhe një tregues mjaft i mirë dhe një formë kujtese se Bitcoin nuk është e vetmja lojtare në këtë valle.
Kapitali i tregut të saj tani arrin në vetëm një të tretën e tregut të kriptomonedhave. Një kriptomonedhë e re lind pothuajse çdo ditë, shpeshherë përmes një “oferte fillestare të monedhës” (ICO), një formë e mbledhjes së fondeve online.
CoinMarketCap, një faqe interneti, liston rreth 1,400 monedha dixhitale, duke përfshirë këtu PutinCoin, Sexcoin dhe InsaneCoin (me vlerë rreth 7 milionë dollarë). Shumica e tyre janë jo më shumë sesa thjesht kuriozitete, por deri më 10 janar, rreth 40 prej tyre kishin një kapital tregu prej më shumë se 1 miliard dollarësh.

E para në listë, pas Bitcoin, ishte Ethereum, kriptomonedha e cila arriti një kapital tregu prej 137 miliardë dollarësh.
Pretendimi i Ethereum për të marrë sa më shumë famë është se kjo kriptomonedhë është edhe një platformë për “kontratat e zgjuara”, rregullat e biznesit të përfshira në softuer. Shumica e “Ofertave fillestare të monedhave”, për shembull, nxirren nga kontrata të tilla. Suksesi i saj ka tërhequr vëmendjen edhe për krijimin e kriptomonedhave të tjera, kopje të kësaj të fundit, të tilla si Cardano (20 miliardë dollarë) dhe NEO (8 miliardë dollarë), e kineze kriptomonedhash. Ripple, gjithashtu, po sfidon gravitetin.

I gjithë zemërimi lidhet me kriptomonedhat e Koresë e Jugut, e cila thuri plane për të ndaluar shkëmbimet tregtare. Softueri i Ripple mundëson lëvizjen e parave midis vendeve dhe mbi 100 banka kanë nënshkruar marrëveshje për të blerë teknologjinë me të cilën ajo funksionon, bazuar kryesisht mbi një kriptomonedhë të njohur me emrin XRP.

Kapitali i saj i tregut u rrit me më shumë se 40% në vitin 2017, duke arritur në rreth 149 miliardë dollarë më 4 janar, përpara se të shënonte një rënie tjetër në 78 miliardë dollarë. Kjo ende e bën Chris Larsen, një prej bashkëthemeluesve të Ripple, një nga njerëzit më të pasur në botë. Edhe shumë kriptomonedha të tjera më pak të njohura kanë filluar të fitojnë terren.
Monero (6 miliardë dollarë) dhe Zcash (2 miliardë dollarë) janë të përqendruar kryesisht në privatësinë e tyre. Stellar (9.8 miliardë dollarë) ka zhvilluar një sistem për të transferuar fonde me çmim të lirë, që përdoret nga organizatat bamirëse, veçanërisht në vendet e varfra. IOTA (10.1 miliardë dollarë) mundëson shkëmbimin e informacioneve dhe pagesave të sigurta.

Dhe më pas vjen Bitcoin Cash (46 miliardë dollarë) themeluesit e të cilit u ndanë nga Bitcoin në gusht të 2017-s, sepse ata nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si ky i fundit menaxhohej. A mundet që ndoshta ndonjë nga këto ditë, e cila mund të jetë edhe e afërt, ndonjëra prej këtyre kriptomonedhave të marrë vendin e Bitcoin, lëvizje që brenda këtij rrethi njihet si “zëvendësimi”?

Por duke marrë në konsideratë edhe problemet e qeverisjes së Bitcoin dhe kapacitetin e kufizuar (një transaksion tani kushton gati 30 dollarë mesatarisht), kjo gjë edhe mund të ndodhë. Por nuk është vetëm Bitcoin ai që ka probleme, edhe të tjerët kanë probleme.
Tarifat e përdoruesve të Ethereum janë rritur dhe sistemi ka hasur sërish vështirësi të ndryshme teknike. Sa i përket Ripple, disa vënë në pikëpyetje sasinë e kriptomonedhave XRP që vihen në përdorim. Por edhe pse shumica e tyre po përballen me probleme të ndryshme, kriptomonedha të reja po krijohen nga dita në ditë. Kodak është nga më të rinjtë e kësaj liste, i cili ka shprehur se shumë shpejt do të hedhë në treg një kriptomonedhë për t’u lejuar fotografëve që të publikojnë veprat e tyre.

Më ambicioze do të jetë “oferta fillestare e monedhës” së Telegram, një shërbim për dërgimin e mesazheve me 180 milionë përdorues që synon të rrisë fitimet me 1.2 miliardë dollarë dhe të hedhë në treg një monedhë të quajtur Gram, e cila do të përdoret për të paguar një sërë shërbimesh, nga ruajtja online në rrjet në rrjetet private virtuale. Edhe Facebook e ka marrë në konsideratë dhe po e trajton me shumë seriozitet faktin e krijimit dhe hedhjes në treg të një kriptomonedhe. Por nëse rrjeti më i madh social në botë do ta bëjë këtë lëvizje, ditët e Bitcoin-it si kriptomonedha lidere me siguri që do të jenë të pakta.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of