Përvojat më të paharrueshme të Malit të Zi

24/06/2021 4:42 PM 0 komente

Edhe pse deti është ai që tërheq një numër të lartë vizitorësh në Mal të Zi, ky shtet ka padyshim shumë më shumë për të ofruar, si kulturën, historinë dhe kulinarinë e tij.

 

Rrugë panoramike

Nuk ka prezantim më spektakolar për Malin e Zi sesa të udhëtosh rreth gjirit të bukur të Kotorrit. Ngjashmëria me fjordet e bën këtë udhëtim shumë emocionues. Malet mbeten një sfond i vazhdueshëm përgjatë autostradës së ngarkuar të bregdetit të Adriatikut, edhe pse vëmendjen tuaj, do ta tërheqi vazhdimisht vezullmi i ujërave nga poshtë.

Vështirë se ka një rrugë në Malin e Zi që nuk është e mrekullueshme. Edhe autostrada kryesore që shkon nga Podgorica në Serbi është një rrugë panoramike, që përshkon Kanionin e Moracas.

Qytetet

Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica dhe Niksici i mbushur me studentë kanë një bukuri modeste dhe disa bare të zhurmshme, por mos prisni zhurmën e qyteteve të mëdha. Shumë më interesante janë pallatet dhe muzetë e kryeqytetit antik mbretëror, Cetinje dhe qytetet e lashta me mure të bregdetit. Një nga këto, Herceg Novi, është një qytet turistik plot dielli që shtrihet përgjatë shpateve midis autostradës bregdetare dhe një shëtitoreje të mrekullueshme për këmbësorët.

Kotorri kryeson listën e peizazheve historike të rrugëve dhe madhështinë e mjedisit të tij. I vendosur mes maleve dhe gjirit, qendra e tij antike është e rrethuar nga mure të.

Fshatrat mesjetarë

Fshatrat e vegjël të humbur në kohë janë një shenjë dalluese e brendësisë së Malit të Zi. Disa prej fshatrave mund të eksplorohen përreth Liqenit të Shkodrës, ku familjet ende bëjnë verë siç kanë bërë për shekuj me radhë. E bukura Rijeka Crnojevica, në brigjet e lumit me të njëjtin emër, ka një grup strukturash historike, duke përfshirë shtëpinë modeste të Petar I Petrovic (Shën Pjetri i Cetinje) dhe një urë prej guri të porositur nga Princi Danilo. Vlen të vizitohet gjithashtu fshati Dodosi që ndodhet aty afër.

Nuk duhet të lini pa vizituar edhe Perast e mrekullueshëm, me një popullsi prej 300 banorësh.

Kuzhina

Fshati Njegusi, shtëpia stërgjyshore e ish-sundimtarëve të tij Petrovic, është i famshëm për djathin dhe mjaltin, por sidomos proshutën, e cila vlerësohet në të gjithë ish-Jugosllavinë. Nëse shihni një pjatë me mbiemrin Njeguski në një menu (pavarësisht nëse është biftek ose bërxollë derri) prisni që ajo të mbushet me proshutë dhe djathë të një cilësie të lartë.

Në bregdet kuzhina nuk dallon shumë nga ajo e Dalmacisë fqinje. Ndikimi venecian mbetet në formën e makaronave të ndryshme dhe rizotos. Rreth liqenit të Shkodrës, kallamarët dhe oktapodi shkëmbehen për peshq të ujërave të ëmbla si ngjala, krapi dhe gjuhëza.

Vende arkeologjike

Valët e perandorive e kanë përfshirë këtë tokë që nga kohërat më të lashta. Romakët ua morën Ilirëve vendas në shekullin II para Krishtit dhe trashëgimia e sundimit të tyre të gjatë mund të shihet edhe sot, më e rëndësishmja në formën e një grupi mozaikësh të ruajtur mrekullisht mire, të zbuluara në Risan në Gjirin e Kotorrit.

Qyteti më i gjallë bregdetar i Malit të Zi, Budva, dikur ishte një koloni greke dhe është një nga qytetet më të vjetra në Adriatik. Muzeu i Budvas strehon thesare të shumta arkeologjike nga epoka klasike, disa prej të cilave u zbuluan nga nekropoli i epokës romake.

Zhytuni në natyrë

Midis maleve, liqeneve dhe lumenjve të brendësisë së vendit, ka shumë vende të mrekullueshme për të qëndruar dhe për t’u rrethuar nga natyra. Një nga të preferuarit tanë është një kamping i lezetshëm familjar pranë Dobrilovinës, mbi brigjet e lumit Tara, ku mund të ngresh një çadër, të marrësh një mikrobus kampimi ose të marrësh me qira një kabinë të vogël prej druri.

Gjithashtu vlen të merren në konsideratë fshatrat etno ose eko, komplekse të vogla të kasolleve prej druri që të kujtojnë fshatrat tradicionale, që janë shpërndarë nëpër rajonet malore në veri të vendit.

Nëse do të duhetj të veçonim vetëm një aktivitet të paharrueshëm në natyrë, do të ishte ai i rafting nëpër Kanionin e mrekullueshëm Tara në Parkun Kombëtar Durmitor. Peizazhi është vërtet befasues. / Lonely Planet

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of