Një Suv i rehatshëm me kroskot origjinal, muskuj anësorë dhe bisht të rëndësishëm. Me motorin 1.5 turbodiesel me 131 kuaj fuqi, modeli Peugeot 2008 konsumon pak dhe ofron një udhëtim komod
Peugeot 2008është akti i dytë,shtatë vjet pas debutimit të gjeneratës së parë. Një crossover i këndshëm, i ndarë mirë dhe me karizmënqë i mungonte më parë. Nga pamja përpara mund ta njohësh menjëherë, madje edhe natën, me tipare agresive, muskuj në pjesët anësore, çatia e pjerrët dhe bishti i rëndësishëm. Përveç kësaj,është rritur gjithashtu në madhësi (+7 cm në hap +14 në gjatësi) duke shkuar në total në4.3 metra.
Kjo, falë platformës së re Cmp, guri i themelit për rinovimin e të gjitha makinave kompakte të kompanisëPsa. Në pjesën brenda të krijon një efekt “wow” falëorigjinalitetit i-Cockpit. Natyrisht, nuk është i përsosur për sa i përket funksionalitetit, por nuk ka një kroskot tjetër si ky. Me motorin 1.5 turbodiesel me 131 kuajfuqi, modeli Peugeot 2008 konsumon pak (mesatarisht 17 km/litër) dhe ka një rritje përsa i përket rehatisë. Nga ana tjetër, kabina dhe bagazhijanë po aq të mëdhenj sa më parë.
Në bordin e Peugeot 2008 ju përjetoni ndjesi të ngjashme me ato të modelit 208.Sedilja nuk është ngritur në krahasim me modelin 208. Edhe aksesorëtrrjedhin nga modeli i mëparshëm dhe tregojnëshprehjen më moderne të idesë Peugeot.
Treguesit janë të vendosur në pjesën e sipërme të kroskotit dhe timoniështëi vogël duke ju krijuar mundësinë të keni një pamje më të qartë të elementëve të shfaqur.
Tani sistemi është tërësisht dixhital dhe në tre dimensione. Një rrotull në timon ju jep mundësinëtë ndryshoni paraqitjen e ekranit, për të theksuar hartën e navigimit ose sistemet e sigurisëAdas.Sidoqoftë, duhet të theksohet edhe një herë, që në kushte të caktuara, vendi i treguesve nuk është plotësisht i dukshëm. Timoni edhe pse me kënd katror në pjesën e sipërme dhe të poshtme,mund të mbulojë një pjesë të panelit. Për të shmangur këtë, duhet të gjendet një pozicion drejtimii duhur.
Celularët shërbehen mirë
Ekrani i infotainment 10 inç ështëi dukshëm në mënyrë të qartë. I orientuar nga e majta, ekrani është i pozicionuar në krye të kroskotit në mënyrë që të mos ulë këndin e pamjes dhe të arrihet lehtësisht me dorë, pasi duhet të përdoret me prekjen e gishtërinjve. Është një sistem i plotë, me shërbime në internet, lidhje Android dhe Apple për telefonat inteligjentë, komandat zanoredhe navigator. Sidoqoftë, duhet të studiohet mirë, sepse ndërfaqja nuk është ndër më intuitivet.
Menutë e ndryshme zgjidhen përmes butonave prekës nën ekran (janë vështirë të identifikohen), ndërsa funksionet e tjera mjaft të përdorurasi rregullimi i temperaturës, Start&Stop apo të tjera, duhet të menaxhohen vetëm duke prekur ekranin. Por, kjo rrit shpërqendrimet. Gjithsesi, pjesae karikimit është e shkëlqyeshme dhe vepron si një mbështetje solide për celularët.
Komode
Në këtë Peugeot 2008ka një motor turbodieselnë versionin e tij më të fuqishëm me 131 kuajfuqi (ekziston edhe ai me 100 kuaj fuqi). Një zgjedhje e këtij llojivazhdon të jetë fituese për ata që udhëtojnë nënjë rrugë të gjatë. Modeli 1.5 BlueHdi, edhe me vetëm 41 litra naftë në serbator,ju lejon të udhëtoni për rreth 700 kilometra pa ndaluar. Mesatarisht, konsumon pothuajse 17 km/ldhe në qytet bie në 15.6 km/l.
E butë dhe progresive, motori 1500 kubikë ka një zë që nuk është aspak shqetësues dhe moment përdredhës maksimal (300 Nm). Përmirësimi më i dukshëm është në komoditetin e zhurmës. Përzierja midis heshtjes së përgjithshme dhe përthithjes e vendos këtë 2008 një shkallë mbi atë të mëparshmin dhe në krye të kategorisë.Drejtimi i makinës tësiguron një ndjenjëshkathtësie.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.