E ulët dhe e zhdërvjellët, por në të njëjtën kohë me kapacitet të lartë ngarkimi, modeli francez station wagon spikat për stilin e saj magjepsës, komfortin e nivelit të lartë dhe konsumet e ulëta. Do të jetë në treg në mes të vitit 2019
Pas veturës, e cili u vlerësua shumë për sa i përket dizajnit dhe komfortit, po vjen – do të jetë në treg në mes të vitit 2019 – modeli station wagon 508. Bëhet fjalë për një makinë familjare me përmasa jo të vogla (4.79 metra gjatësi), që i përket segmentit D, i cili në 70% të tij, përfaqësohet nga flota me qira afatgjatë që shikojnë si leader të tregut makinat gjermane, duke filluar nga Volkswagen Passat.
Gjëja e parë që e dallon modelin familjar 508 nga rivalet është pikërisht dizajni, pasionant dhe goditës në pjesën e përparme dhe në zgjidhjet stilistike të pjesës fundore, e cila është e gjerë, me dritare shumë të pjerrët, të lidhur me çatinë e ulët (vetëm 142 cm), por jo aq sa për të krijuar ndonjë problem komforti tek pasagjerët e ulur prapa. Gjatësia më e madhe se ajo e veturës lejon të shfrytëzohet shumë mirë hapësira në zonën e pasme D, ku pasagjerët rrinë sikur të ishin të ulur në limuzinë (gjithsesi pa e krahasuar me rekordin absolut që mbahet nga Skoda Superb).
UDHЁTARE E MREKULLUESHME
Stili i dëshiruar nga shefi i dizajnit, Pierre Paul Mattei, e shfrytëzon më së miri atë që është karakteristika kryesore e modelit 508, dritaret e dyerve pa kornizë: këtu përbëjnë një avantazh të madh, duke qenë se zgjerojnë unazën e derës dhe e bëjnë më të lehtë qasjen në zonën e pasme, e cila në rastin e veturës që provuam tetorin e kaluar, nuk ishte nga më të mirat. Koka arrin deri në tavan, por mund të hysh (dhe të dalësh) rehat.
Kur je ulur, hapësira në lartësi nuk mungon dhe sedilja nuk është shumë e zhytur. Për sa i përket vendit të drejtuesit, nuk paraqiten shumë risi: gjejmë sediljet tipike të modelit Leone, vendin e uljes së ulët dhe sportiv (me vizibilitet të dobët mbrapa) dhe i-cockpit sipër timonit (të vogël).
E drejtova gjatë veturën franceze, me në kofano motorin 130 kf turbodiesel të gjeneratës së fundit, i cili do të jetë me çmimin më agresiv (31.530 euro për versionin Active), dhe e gjeta të përshtatshme për ata që bëjnë udhëtime të gjata dhe që i kanë sytë tek konsumet: distanca mesatare ishte 15 km/litër, por jam i sigurt se mund të bëjë edhe më mirë. Kombinimi me kambion automatike Eat8 Aisin kompenson kf-të, jo të jashtëzakonshëm në raport me peshën. Kambio manuale me paddle (të ngjitur fort si tek Ferrari), shërben deri në një pikë të caktuar. Së fundi, komforti është i një standardi të lartë, izolimi i zhurmave efikas dhe tingulli i motorit jo keq.
BLUE HDI ALLURE
Të dhëna teknike
Motori
• L4 turbodiesel
• Cilindrata 1.499 cm3
• Fuqia maksimale 96 kW (130 kf) në 3.750 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 300 Nm në 1.750 xhiro/min
Transmisioni
• Traksion në rrotat e para
• Kambio automatike me 8 marshe
Performanca
• Shpejtësia maksimale 210 km/h
• 0-100 km/h 10,1 s
• Përshkueshmëria mesatare 26,3 km/l
Përmasat dhe pesha
• Hapi 279 cm
• Gjatësia 479 cm
Gjerësia 186 cm
Lartësia 142 cm
• Pesha 1.420 kg
Çmimi
• duke filluar nga 36.980 €
HAPЁSIRA E BAGAZHIT
SHUMЁ MЁ MIRЁ SE MODELET SUV
Në testet volumetrike është konfirmuar më shumë se një herë: për sa i përket kapacitetit të transportit, modelet familjare e mundin Suv-in pa asnjë dyshim. Në një vlerësim të parë, bagazhi nominalisht ka 530 litra kapacitet.
Distanca nga pragu (i kromuar dhe me ganxhë kapje të mbuluar) tek sedilja është 110 cm; gjerësia konstante 110 cm; lartësia deri në çatinë e dritares 50 cm.
Nëse ju fiksohet të shkoni e të blini mobilje, dijeni se duke ulur mbështetëset, keni 200 cm në dispozicion. Nën dysheme ka hapësirë për gomën rezervë. Ndarja ofron finitura luksoze dhe zgjidhje mjaft praktike për ngarkim: trarë alumini ku mund të varen sende të ndryshme, zhbllokim i mbështetëseve dhe hapje e derës pa duar.
Në të majtë, vendi i drejtuesit me vendosjen tipike të makinave Peugeot dhe i-cockpit mbi timon. Jo të gjithë mund ta gjejnë veten rehat në të, por timoni i vogël është komod dhe shumë sportiv. Sipër, hapësira e madhe për bagazhet dhe ndenjësja e gjerë e pasme (141 cm prapa), gjithashtu i rehatshëm për tre vetë. Krahasuar me veturën, qasja është përmirësuar shumë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.