Një dozë e tretë përforcuese rezulton të jetë efektive 95.6 për qind kundër koronavirusit.
Pfizer Inc dhe partneri i tij gjerman BioNTech publikuan të dhëna nga prova klinike e fazës së tretë që demonstron efikasitet të lartë të dozës shtesë (përforcuese) kundër virusit, përfshirë edhe variantin Delta. Në studim u përfshin 10 mijë persona të moshës 16 vjeç e lartë.
Pfizer më herët ka deklaruar se efikasiteti i vaksinës me dy doza bie me kalimin e kohës, duke cituar një studim që tregoi 84% efektivitet nga një kulm prej 96% katër muaj pas një doze të dytë.
Disa vende tashmë kanë shkuar përpara me planet për të dhënë doza përforcuese.
“Këto rezultate ofrojnë dëshmi të mëtejshme për përfitimet e dozave shtesë pasi ne synojmë t’i mbajmë njerëzit të mbrojtur mirë nga kjo sëmundje,” tha CEO i Pfizer, Albert Bourla në një deklaratë.
Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 53 vjeç, me 55.5% të pjesëmarrësve midis 16 dhe 55 vjeç, dhe 23.3% në moshën 65 vjeç ose më të vjetër.
Rregullatorët e barnave në Shtetet e Bashkuara (FDA) dhe Bashkimin Europian (EMA) tashmë kanë autorizuar një dozë të tretë të vaksinave, të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna Inc (MRNA.O) për pacientët me sistem imunitar të rrezikuar, të cilët mund të kenë mbrojtje më të dobët nga regjimi me dy doza./ Reuters