Pfizer pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës këtë vit

02/02/2021 3:15 PM 0 komente

Kompania gjigante farmaceutike Pfizer ka thënë se pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës këtë vit, që zhvilloi me kompaninë gjermane BioNTech.

Vaksina ishte një nga të parat që u autorizua për përdorim nga vendet, duke përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Shitjet e vaksinave përfaqësojnë një të katërtën e të ardhurave të saj të pritshme për këtë vit.

Shumë vende rreth botës janë përpjekur të vaksinojnë popullsinë e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.

Pfizer po përpiqet të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës gjatë këtij viti sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa vendet nxitojnë të nënshkruajnë marrëveshje furnizimi. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, vaksina solli prej shitjeve 154 milionë dollarë për Pfizer.

Nga kompanitë që nxitojnë të sjellin vaksinat në treg, analistët presin që të paktën Pfizer dhe kompania rivale amerikane e bioteknologjisë Moderna të fitojnë miliarda dollarë këtë vit./BBC

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of