Philip Morris International trajton sfidat mbi kërkimin shkencor të pajisjeve me ngrohje
Tanimë kompania Philip Morris International (PMI) ka krijuar besueshmëri lidhur me transformimin e industrisë së duhanit. Në vitet e fundit vëmendjen e ka patur plotësisht kërkimi shkencor për të krijuar alternativa pa tym, të cilat kontribuojnë në reduktimin e riskut të cigareve.
Nikotina, edhe pse shkakton varësi, nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Ndaj, novacioni i produkteve me aerosol që përmbajnë nikotinë, duke shmangur djegien e duhanit, mund t’u sigurojë duhanpirësve të rritur një alternativë më të mirë nëse ata zgjedhin të mos heqin dorë nga duhani.
Për çdo produkt të ri që zhvillohet, nevojitet matja me saktësi e niveleve të kimikateve të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, për të siguruar që jo vetëm nivelet e këtyre kimikateve të reduktohen, në krahasim me tymin e cigares, por edhe nëse nuk krijohen komponime të reja të dëmshme.
Kjo është arsyeja pse metodat që Philip Morris International përdor për të analizuar këto kimikate janë kaq të rëndësishme, ndaj kjo temë u trajtua gjatë takimit të Open Science.
Në këtë takim PMI mbajti një bisedë me tre nga ekspertët e shkencës së alternativave pa tym; Moira Gilchrist, Zëvendës Presidentja e Departamentit të Strategjisë së Komunikimit Shkencor, Maurice Smith, Këshilltari i Lartë Shkencor dhe Catherine Goujon-Ginglinger, Drejtuesja e Kërkimit Kimik.
Diskutimi u përqendrua pikërisht në rëndësinë që kanë metodat kërkimore të zgjedhura si nga laboratorët e PMI, por edhe të tjerë, për të analizuar këto pajisje.
“Është thelbësore që plani i studimit, i cili miratohet për t’u vënë në zbatim, të jetë në linjë e të përmbushë të gjithë udhëzimet nga instancat rregullatore për të siguruar kështu që rezultatet e arritura të jenë të një niveli të lartë”, u shpreh Maurice Smith.
Gjithashtu sipas Drejtueses së Kërkimit Kimik: “E rëndësishme për cilësinë e procesit kërkimor, por edhe rezultateve, është edhe akreditimi i laboratorëve ku këto testime kryhen, pasi kështu sigurohet që të gjithë elementët të mos vihen në dyshim.”
Të pyetur lidhur me pikat kyçe që e cilësojnë një kërkim shkencor elitar dhe që diferencohet, panelistët shpjeguan edhe dy sisteme që zbatohen prej vitesh në PMI.
“Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë lidhet direkt me sigurimin që të gjitha hallkat e një metode kërkimore të jenë në përputhje me normat, por në të njëjtën kohë siguron edhe funksionimin e të gjithë punës sipas një protokolli të miratuar i cili është edhe transparent për instancat rregullatore”, u përgjigj Catherine Goujon-Ginglinger.
E ndërsa për Këshilltarin e Lartë Shkencor, rëndësi kanë edhe studimet e pavarura që respektojnë udhëzimet e lartpërmendura. Sipas Maurice Smith: “Studime të tilla mundësojnë avancimin e punës kërkimore që PMI kryen në çdo hap, pasi kështu arrijnë të tejkalojnë objektivat kërkimore.”
Në përmbyllje të kësaj bisede informuese, Smith përmendi edhe faktin se: “Tanimë Philip Morris International, me metodat e tij kërkimore ka krijuar pajisje të cilat po përdoren si njësi krahasuese lidhur me cilësinë e produkteve të kësaj kategorie.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.