“Piazza Dell’Ufficio” fiton projektin interior të vitit, Dezeen Awards 2019

13/12/2019 12:37 PM 0 komente

“Piazza Dell’Ufficio” nga studioja e arkitektëve Branch Studio Architects mori çmimin e vitit Dezeen Awards 2019, për projektin më të mirë interior dhe sepse i mëson fëmijëve fuqinë e dizajnit, shprehet Brad Wray, Drejtor Kreativ dhe bashkëthemelues i Branch Studio Architects.

E vendosur në periferi të Melburnit, rinovimi i zyrave të administrimit të Kolegjit “Caroline Chisholm”, ka pasur si objektiv kryesor të tijin, reduktimin në maksimum të pengesave vizuale midis stafit dhe studentëve, duke krijuar kështu mundësinë që njerëzit të shpenzojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin.

“Ne jemi frymëzuar nga disa sheshe të famshme në Itali dhe kemi projektuar këtë hapësirë brenda kolegjit, e cila shpresojmë të rrisë dialogun ndërmjet stafit dhe studentëve”, shpjegoi z. Wray. Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse ne ia kemi vendosur këtij projketi emrin në gjuhën italiane, vazhdoi më tej z. Wray.

“Tubat me përmasa të njejta janë përdorur edhe si veshja e jashtme e disa prej mureve ekzistues edhe si pjesë ndarëse në disa sektorë të veçantë të këtij kolegji. Arkitekët e kësaj studioje, një prej të cilëve ishte edhe Eva Jiricna, shprehen se ata e panë të arsyeshme për të ridizenjuar nga e para thuajse çdo hapësirë, sepse projekti i vitit 1970 nuk ishte aspak efikas sipas tyre dhe mbi të gjitha me një mungesë të theksuar të dritës natyrale.

Dyert kryesore në formë harku dhe tavanet e varura u projektuan qëllimisht në funskion të atyre objektivave të përmeduara pak më lart.

“Për ne kjo ishte një ndërhyrje shumë e lehtë për t’u realizuar, e cila funksionon jashtëzakonisht mirë dhe që mbi të gjitha u mëson fëmijëve në një moshë shumë të hershme fuqinë e dizajnit” u shpreh arkitektja Jiricna.

“Një dizajn i mirë dhe mbi të gjitha funksional nuk është i rëndëishëm vetëm për projektuesit dhe për zhvilluesit, por mbi të gjitha për njerëzit që do t’i shërbejë”, u shpreh z. Wray.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of