Një udhëtim në Paris? Bien-sûr, por duke marrë parasysh një ndalesë në Pigalle, tërësisht e rizhvilluar, sot ajo është bërë një lagje e cila mund të vizitohet me familjen, duke lënë mënjanë reputacionin si një periferi franceze trasgresive.
Lagjja parisiene e merr emrin nga një shesh, Place Pigalle, prej skulptorit francez Jean-Baptiste Pigalle.
Pigalle, e cila ndodhet në pjesën veriore të periferisë së qytetit, mirëpret çdo vit miliona turistë… Këto janë pesë ndalesa që nuk duhet t’i humbni kurrsesi në këtë zonë.
Cité du Midi
Cité du Midi është një rrugë e ngushtë ku ndodhen banjat publike që përdoreshin njëherë e një kohë nga banorët e zonës, atëherë kur shërbimet e brendshme nuk ekzistonin ende – një zhytje në të kaluarën.
Place Pigalle
Place Pigalle është zemra e së gjithë zonës – ideale për të pirë një kafe apo një pije të freskët në bistrot e vegjël aty.
Notre-Dame-de-Lorette
Kisha Notre-Dame-de-Lorette e merr emrin nga “La Santa Casa di Loreto” në Itali – fasada e saj të sjell ndër mend një tempull grek.
Moulin Rouge
Atraksioni i vërtetë në gjithë Pigalle: Moulin Rouge. Edhe pse sot ka humbur pakëz karakteristikën erotike të së kaluarës, është një ndalesë që nuk duhet ta humbisni kurrsesi në këtë zonë.
Picasso, Touluse-Lautrec e gjithë të tjerët
Një ndër gjërat më interesante që mund të bëni në Pigalle është shëtitja nëpër rrugët e saj të ngushta, në kërkim të shtëpive ku njëherë e një kohë kanë jetuar piktorë të mëdhenj, nga Touluse-Lautrec te Picasso.