Pishina e parë 360 gradë në një prej kullave në Londër

06/06/2019 1:44 PM 0 komente

Kompania, Compass Pools me bazë në West Sussex është edhe kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e një pishinës së parë që do të ketë një fushëpamje 360 gradë dhe që do të ndërtohet në një prej kullave më të larta në Londër, në Infinity London, e cila është rreth 200 metra e lartë.

Kjo pishinë do të mbajë një sasi prej 600,000 litrash ujë dhe do të këtë një dysheme transparente, në mënyrë të tillë që të gjithë ata që ndodhen ne katet e mëposhmte të kenë mundësi për të parë të gjithë notuesit në pishinë.

Në pishinë është vendosur gjithashtu edhe një anemometër për të matur shpejtësinë e erës, i cili është i lidhur me një kompjuter që e monitoron atë gjatë gjithë kohës, si edhe kontrollon gjithashtu edhe nëse temperatura e ujit është ajo e duhura apo jo.

Notuesit do ta aksesojnë atë nëpërmjet disa shkallëve spirale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of