Shumë aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës kanë mbetur të parealizuara.
Lëvizja FOL ka publikuar disa gjetje nga Monitorimi i Planit të Punës së Qeverisë për periudhën janar-shtator 2020. Nga monitorimi shihet që 54 për qind e projekteve nuk janë realizuar ende nga qeveria e Kosovës.
Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL ka paraqitur disa nga të gjetjet të Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, nga të cilat thotë se kanë parë rezultate shqetësuese.
Disa projekte janë ende në proces për shkak të pandemisë, kanë deklaruar disa Ministri.
Në ministrinë e Shëndetësisë nuk është realizuar asnjë aktivitet gjatë këtyre muajve.
Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka realizuar vetëm 10% të aktiviteteve.
“Këto statistika janë të dhëna nga pyetësori që e kemi dërguar nëpër ministri. Ne mendojmë se që nga viti në vit ndryshon edhe planifikimi. Këtë vit e kemi pa një qasje më ndryshe dhe është më shqetësuese, një aktivitet që mund të përfundoj brenda një mujori, planifikimi i ministrisë ka devijuar. Ky është vetëm raporti mujor janar-shtator 2020. Ne e shohim si problematik edhe planifikimin. Vetëm 46 për qind e punës së qeverisë është realizuar nga puna e Qeverisë”, tha Hoxha.
Monitorimin e Planit të Punës së Qeverisë janar-shtator 2020
Ministria e Bujqësisë ka parapa të realizoj tre aktivitete, por është realizuar vetëm një.
Ministria e Zhvillimit rajonal janë parapa shtatë aktivitete, kjo i ka realizuar të gjitha aktivitete.
Ministria e Drejtësisë, 25 aktivitete dhe janë realizuar vetëm 10.
Ministria e Financave, nga 7 aktivitete janë realizuat 6, ndërsa një i parealizuar
Ministria e Mbrojtjes ka realizuar nga 7 aktivitete vetëm një.
MPJ ka parapa të realizohen 5 aktivitete, është realizua vetëm një.
MPL është një nga ministritë që i ka realizuar të gjitha aktivitete.
MSH asnjë aktivitet nuk është përfunduar sipas planit të punës.
MTI e kemi të parapamë 4 aktivitete, vetëm tre nga to janë realizuar.
Zyra e Kryeministrit janë parapa të realizohen 26, ndërsa janë përfunduar vetëm 10.
Ministria e Arsimit, 22 aktivitete, janë realizuar vetëm 16.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambienti, nga 26 aktivitete, janë realizuar vetëm 5.
Ministria e Infrastrukturës 7 aktivitete, janë realizuar vetëm 2.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.