Deri pak vite më parë shkenca ishte e bindur se sekreti i një moshë të vjetër të suksesshme larg nga dementia fshihej në një jetë të kaluar mbi libra. Në fakt, shumë studime derimë tani kishin treguar se si të ashtuquajturit ‘shkollar të fiksuar’ kishin çelësat jo vetëm të një freskie mendore shumëvjeçare, por edhe atë të një jetë të gjatë: ka referuar Corriere della Sera rreth një studimi të publikuar në PLOS One në 2011 nga hulumtuesit e Universitetit të Londrës dhe Albuquerque.
Fiton kompleksiteti
Tani në Neurology publikohet një studim i kundërt që përfaqëson hakmarrjen e atyre që nuk kanë qënë kurrë ‘shkollarë të fiksuar’ dhe që nuk kanë qënë kurrë as akademik me famë të madhe. Edhe një mekanik i Ferrari-t, që është mësuar të kontrollojë ingranazhet e një motori të sofistikuar që funksionon si një orë, ose këshilltari financiar i bankës që çdo ditë ndjek ‘xhirimet’ e bursës, rrisin çdo ditë të ashtuquajturën rezervën e tyre konjitive, thesarin e neuroneve që në moshë të thyer mundëson në ruajtjen e një mendje që funksionon me eficencë.
Përkundër atyre që kanë vijuar ta trajnojnë mendjen mbi faqe e faqe librash, siguron një pleqëri të mirë edhe ata që për shkak të punës iu është dashur të menaxhojnë kompleksitetin e të dhënave, njerëzve ose gjërave.
Dhe kështu ne gjejmë nëntëdhjetë vjecarë ‘brilantë’ që në laboratorin e e vjetër të prodhimit rq orave të tyre dinë të rregllojnë lancetët e kronografëve të çmuar dore sic nuk do të dinte kurrë asnjë nxënës që sapo ka mbaruar studimet.