Diçka sapo ka ndodhur. Stresi është në nivele të larta. Ndoshta ju jeni nënvlerësuar apo ju kanë vënë në një pozitë të vështirë ose ju kanë mbingarkuar me punë ose thjesht ndiheivërtetë të zemëruar. Si do të siguroheni se jeni të qartë dhe jeni objektiv?
Shënim – kaloni këtë hap rreziku!
Provoni si më poshtë:
- Bëni diçka fizike për ta zhvendosur fokusin tuaj larg mendjes suaj.
- Merrni frymë thellë dhe numëroni. Merrni frymë ngadalë dhe mbajeni deri në pesë dhe më pas lëshoni frymën deri në pesë dhe përsëriteni këtë veprim disa herë.
- Ecni rreth bllokut ose lart e poshtë nëpër shkallët e zjarrit. Thjesht lëvizni me vendosmëri.
- Praktikoni një meditim të thjeshtë për disa minuta.
- Nëse praktikoni joga, praktikoheni edhe këtu. Pak strecing mund të clirojë realisht tensionin.
- Telefononi një mik apo këshilltar që ju mendoni se mund të jetë objektiv dhe t’ju ndihmojë të qetësoni situatën, në mënyrë që ju mund të gjykoni me qartësi.
- ‘Parkojeni atë’. Caktoni një kohë se kur do i ktheheni kësaj cështje dhe përqëndrohuni tek puna aktuale.