Po sikur me maskat e përdorura të mund të ndërtoheshin rrugë?

08/02/2021 6:15 PM 0 komente

Një ekip kërkuesish australianë ka studiuar mundësinë e ndërtimit të asfaltit nga një përqindje e maskave njëpërdorimshme, në një qark virtuoz rikuperimi

Pas një viti pandemie, jemi mësuar tashmë të shohin maska të hedhura në tokë apo në trotuar. Kjo është një sjellje aspak qytetare që të bën të zemërohesh jo pak. Po sikur me pajisjet për mbrojtje personale të mund të krijohej asfalt, në një qark virtuoz rikuperimi?

Ideja u ka lindur një ekipi kërkuesish australianë të Royal Melbourne Institute of Technology, të cilët e publikuan studimin e tyre në Science of The Total Environment.

Kërkuesit bënë pyetjen se si mund t’i jepnin një jetë të re maskave njëpërdorimshme, përdorimi masiv i të cilave po ngre çështjen se si mund të asgjësohen. Studiuesit hipotetizuan mundësinë e ripërdorimit të pajisjeve për mbrojtje personale, së bashku me materiale të tjera, në struktura të tilla.

Në studim, maskat u copëtuan, u përzien me agregatin e betonit të ricikluar dhe u përdorën për të krijuar bazën e sipërfaqes së rrugës. Sipas llogaritjeve të bëra, përdorimi i një përqindjeje të vogël të maskave (midis 1 dhe 2 për qind) në të vërtetë, nuk krijon ndonjë problem. Pluhuri i përthithur prej tyre do të rrisë forcën dhe ngurtësinë, duke përmirësuar edhe elasticitetin. Mbi 2 për qind, megjithatë, reduktohet forca dhe ngurtësia e asfaltit.

Me pak fjalë për të krijuar bazën dhe nënbazën e një kilometri rrugë me dy korsi, me gjerësi shtatë metra duke përdorur 1 për qind të pajisjeve të ricikluara, nevojiten afërsisht 93.2 tonë maska të copëtuara, duke kursyer rreth tre milion nga riciklimi.

 

Gjatë pandemisë së koronavirusit, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale (PPE – personal protective equipment) si maska dhe doreza plastike është rritur ndjeshëm. Shumë vende e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente publike

Përdorimi i maskave në fytyrë nga njerëzit mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19, por shkakton gjithashtu probleme të rënda për mjedisin. Është vlerësuar se në një ditë, përdorimi i maskave në Afrikë është më shumë se 700 milionë, ndërsa në Azi, ky numër është më shumë se 2.2 miliardë çdo ditë.

Sipas të dhënave të autorëve, nuk ka statistika të azhurnuara të numrit ditor të maskave të përdorura në të gjithë botën; megjithatë, në qershor të 2020 u vlerësuar se çdo muaj 129 miliardë maska hidheshin në mjedis.

Aktualisht parashikohet që përdorimi global i maskave të jetë më shumë se 129 miliardë çdo muaj për shkak të pandemisë. Autorët e studimit vlerësojnë se 6.88 miliardë maska (rreth 206.470 tonë) prodhohen në të gjithë botën (që në fund përfundojnë në koshat e plehrave apo në inceneratorë)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of