Angazhimi i autoriteteve shqiptare për të forcuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar mbetët i fortë, por ekonomia e vendit po rritet poshtë potencialeve të saj, raportoi në emër të Shqipërisë, në takimin e pranverës të FMN dhe Bankës Botërore në Uashington, ministri i Financave të italisë, Pier Carlo Padoan.
Ai tha se, pas një ngadalësimi në 2013, rritja ekonomike u rikuperua vitin e kaluar e nxitur nga rritja e kërkesës. Përmirësimi i konsumit privat dhe investimeve pasqyron kushtet e përmirësuara të financimit dhe efektit që pasoi shlyerja e detyrimeve të prapambetura në ekonomi. Por përkundër rritjes më të shpejtë, ekonomia shqiptare vazhdon të operoje nën potencialin e saj, tha Podan.
Ministria italian referoi se, deficiti i llogarisë korente është ende i lartë, dhe vijon të financohet në një masë të madhe përmes investimeve të huaja direkte.
Buxheti 2015 synon deficit 4,8 për qind të PBB-së, e cili do të lejojë që borxhi publik të shkojë në 64 për qind e PBB-së deri në fund të programit ( në vitin 2017). Përveç kësaj, përpjekje të mëtejshme do të merren për shlyerjen e borxheve të papaguara të mbetura në sektorin publik, për të përmirësuar procesin e ekzekutimit të buxhetit dhe forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të borxhit, tha Podan.
Ai u bëri të ditur ekspertëve të FMN dhe BB -se, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një politikë monetare akomoduese në shërbim të objektivit 3 % të inflacionit.
Podan tha se, axhenda e reformave financiare do të ecë përpara, në përputhje me rekomandimet e Vlerësimit të Sektorit Financiar Raporti program dhe Vlerësimi Mbrojtja. Reformat gjithëpërfshirëse strukturore do të vazhdojnë të avancojnë. Reforma e sektorit të energjisë elektrike do të përshpejtohet, tha ai.
Vëmendje do t’i kushtohet reformave shëndetësore, të arsimit dhe të sistemit gjyqësor, tha Podan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.