Policia ka një apel për qytetarët e Kosovës

22/11/2019 10:50 AM 0 komente

Policia e Kosovës ka kërkuar të shtohet kujdesi tani në kohën kur mjegulla është shfaqur në nivel më të lartë.
“Mjegulla mund të jetë rrezik për shoferët”, thuhet në apelin e PK-së.

Në këtë kohë, policia kërkon të mbahen vazhdimisht dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës. Gjithashtu, duhet mbajtur nën kontroll edhe shpejtësia e lëvizjes.
“Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”.

Policia e Kosovës thotë se mjegulla mund të krijojë iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë se që janë duke vozitur.
“Mbani vëmendjen, mos shpejtoni”, thuhet ndër tjera në apelin e tyre.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of