Poliglotët të ngjashëm me kameleonët. Gati për të ndryshuar personalitet, kur flasin në një gjuhë tjetër. Duke supozuar nga koha në kohë tone dhe qëndrime të ndryshme. Është ana tjetër e medaljes së dy-gjuhësisë. Duke absorbuar plotësisht një tjetër kulturë ‘ri-formësohen’. Arrin deri aty sa ndryshojnë pikëpamjen e tyre për botën. DËshtë fakti i thjeshtë që shprehen në një gjuhë të ndryshme nga ajo e mësuara në fëmijëri, që shkakton aspekte të reja në karakterin e personit.
Sipas një studimi të një viti më parë, poliglotët janë në gjendje të perceptojnë më shpejt se kush është zgjidhja e duhur në një situatë konflikti.
Por të zotëruarit e një gjuhë më tepër se një tjetër gjithashtu mund të ndikojë në ndryshoim të personalitetit. Së paku kështu janë të bindur disa psikologë të cilët kanë studiuar një seri sjelljesh.
Përveç kësaj, poliglotët mendojnë më ngadalë kur flasin një gjuhë të huaj dhe për këtë ata ndihen disi ‘ndryshe’, kur marrin pjesë në biseda. Ndërsa kur i kthehen ‘gjuhës së nënës’ fitojnë sërish siguri, janë më spontanë, shpesh më të lirshëm dhe madje edhe më argëtues.
Me kalimin e kohës, janë publikuar studime të shumta mbi efektin e dygjuhësisë në tru. Sipas hulumtimeve nga Instituti indian i Shkencave Mjekësore në Hyderabad, të folurit e një gjuhe të dytë mund të vonojë fillimin e tri llojeve të demencës. Kërkuesit analizuan një grup prej 700 njerëzish dhe kanë zbuluar se ata të cilët flasin dy gjuhë janë prekur më vonë nga sëmundja Alzheimer, demenca frontotemporale dhe demenca e enëve të gjakut përkundrejt atyre që flisnin vetëm një gjuhë.