Stafi i BQE-së pret rritje prej 1.5 për qind këtë vit, 1.9 për qind në 2016 dhe 2.1 për qind në 2017, teksa efektet e programit historic të lehtësimit sasior të bankës qendrore depërtojnë nëpër ekonominë e eurozonës. Projeksionet, publikuar pas takimit të këshillit në Nikosia më 5 mars, treguan se çmimet pritet të mbeten të sheshta për këtë vit, përpara se të rriten 1.5 përqind vitin e ardhshëm dhe 1. 8 në 2017,- pranë objektivit të BQE-së në pak nën 2 p[ërqind.
Parashikimet rezultojnë më optimiste se ato të shumicës së parashikuesve.
Sipas procesverbalit, disa politikëbërës gjykuan se rritja mund të jetë më e dobët se sa mund të ishte në qoftë se çmimet e naftës do e ‘rimerrnin veten’ më shpejt se pritshmëritë, ose në rast se tregtia botërore nuk do të arrinte të forcohej në mënyrë të konsiderueshme, sipas llogarive.
Rimëkëmbja e rajonit do të mund të ‘kufizohet’ duke qeveritë e eurozonës të aplikojnë reformat ekonomike aq të nevojshme, por politikisht jo-popullore.
Nuk ishte gjithashtu ‘aspak e qartë se deri në çfarë mase politika monetare do të ishte ende aq mbështetës [ndaj rritjes] në 2017’, pasi pritet të përfundojnë blerjet e obligacioneve të Bankës Qendrore Evropianes.
‘[Projeksionet e marsit] konfirmuan se zbatimi i plotë i [QE] ishte i nevojshëm për ti ofruar mandatin këshillit qeverisës,’ thane llogaritarët.
Shenjat se rimëkëmbja ekonomike në eurozonë po forcohet kanë ushqyer zërat se BQE-ja do të mund të fillojë reduktimin e blerjes së obligacioneve përpara shtatorit të vitit 2016.