E artikuluar që në bledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren, tashmë është nënshkuar një marrëveshje politike për punësim dhe informim të përbashkët mes dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Velija dhe hologu i tij kosovar, Nenad Rashiq. Ministri Veliaj bëri me dije do të hapet një portal pune, ku do të mund të aplikojnë përveç qytetarëve shqiptarë edhe ata të Kosovës dhe të Maqedonisë. Ndër të tjera ky është një hap tjetër drejt integrimit të përbashkët rajonal. “Marrëveshja bën të mundur që çdo qytetar shqiptar të aplikojë për punë”, u shpreh Veliaj. Kjo marrëveshje parashikohet të realizohet edhe me vendet e tjera si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Turqia, me synim zhdukjen e barierave të tregut të punës. Ndërsa ministri Nenad Rashiq tha se detyra e tyre e përbashkët është krijimi mundësive të reja për punësim për të gjithë qytetarët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.