Portet e Evropës kanë shpenzuar miliona lidhur me Brexit, për asgjë!

16/10/2019 10:50 AM 0 komente

Porti i Calais në bregdetin verior të Francës ka shpenzuar 6 milion euro (6.6 milion dollarë) në lehtësira për oficerët doganorë, sinjalizime të azhurnuara rreth rrugëve dhe parkingje të mëdha shtesë për kamionë. E gjitha kjo mund të përfundojë si e pakuptimtë.

Ajo që duket si zgjerimi i një qendër tranziti në zonën më të ngarkuar të transportit në botë është më shumë një politikë sigurimesh kundër trazirave nga udhëtimi i mundimshëm i Britanisë jashtë Bashkimit Evropian. Kryeministri britanik Boris Johnson po përpiqet të marrë një marrëveshje mbi këtë linjë për të realizuar premtimin e tij për të lënë BE, deri në fund të muajit.

Eshtë një histori e ngjashme përgjatë vijës bregdetare kontinentale të Evropës Veriore, nga Roscoff në Francë deri në Esbjerg në Danimarkë, si dhe përtej detit irlandez në Dublin. Portet kanë shpenzuar miliona euro për të përgatitur, shtuar stafin dhe drejtuar stërvitje për kontrollet e reja në përpjekje për të kufizuar prapambetjet e trafikut, ndërsa të gjithë e dinë se mund të jetë një humbje kohe dhe parash.

Afati aktual 31 Tetor është tashmë shtatë muaj më vonë se origjinali.

 

/BLOOMBERG

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of