Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka drejtuar analizën vjetore të Autoriteteve Portuale të vendit. 4 portet kryesore të vendit i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës dhe Sarandës, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, kjo falë edhe fluksit të madhe të pasagjerëve dhe turistëve gjatë vitit 2015.
Disa nga arritjet që portet kryesore shënuan gjatë vitit të kaluar, ishin përmirësimi i ndjeshëm i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Ndërkohë që po kryen ndërhyrje në modernizimin e përmirësimin e terminaleve të pasagjerëve dhe thellimi baseneve, për të bërë të mundur ankorimin e anijeve me tonazh të rëndë.
Ministri Haxhinasto, theksoi se pavarësisht rezultateteve të mira, sfidë mbetet përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve dhe veçanërisht hartimi i strategjive të veçanta për rritjen e volumit të mallrave. Ministri theksoi se brënda pak kohësh do të jenë gati edhe planet e reja të tarifimit, çfarë do të rrisë edhe mundësinë e kompetivitetit të porteve shqiptare në rajon. Ndaj drejtuesve të porteve Ministri Haxhinasto, tha se ardhur koha të ketë një qasje më komerciale për të rritur konkurueshmërinë në rajon.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.