Porti i Durrësit, në janar dominuan importet

21/02/2017 2:50 PM 0 komente

Raporti i eksport-importit të mallrave përmes Portit të Durrësit në janar të vitit 2017 ishte thuajse i pandryshueshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Nga të dhënat e sektorit të statistikave në APD, në vëllimin e përgjithshëm të mallrave të përpunuara prej afro 213 mijë tonë, eksportet zënë 34.35%, ndërsa pjesën tjetër importet.

Në Terminalin e Udhëtarëve u llogarit një raport më i mirë mes eksporteve me 44.56% dhe importeve me 55.44%. Në këtë terminal gjatë
janarit u përpunuan 51,374 tonë mallra me kamionë dhe trajlerë.

Në raport 48 ndaj 52% në favor të importeve, ishte edhe sasia e mallrave të përpunuara gjatë janarit 2017 në Terminalin e Kontejnerëve, ku janë përpunuar 90.346 tonë mallra me 7.995 kontejnerë TEU gjithsej.

Gjatë janarit të këtij viti, nga anijet në Terminalin Perëndimor dhe atë Lindor janë përpunuar 71.179 tonë gjithsej, por raporti i eksport – importeve
është thuajse 20 – 80% .

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of