Këshillit Drejtues i Autoritetit Portual të Durrësit miratoi bilancin dhe shpërndarjen e fitimit neto për vitin 2013-të. Kreu ekzekutiv i APD-së, Selim Belortaja tha se viti 2013 ishte i jashtëzakonshëm deri në anormalitet për të gjithë sektorët. “Ne kemi bërë të mundur, pavarësisht këtyre vështirësive, që jo vetem të ruajme operimin normal të Portit dhe sherbimin pa nderprerje të klientëve, por edhe të arrijmë tregues ekonomikofinanciar të kënaqshëm, duke realizuar 96.6 % të ardhurat për vitin që lamë pas. Ndërsa për vitin 2014-të, në të cilin ndodhemi kemi planifikuar një buxhet realist. Për 6-mujorin e pare të 2014-s, edhe pse ‘goditja’ prej efekteve koncesionare ishte e plote, realizimi i volumeve në ton është 96 %; përpunimi i konteinereve 84 %; lëvizja e udhëtarëve ne masen 84 %; numuri i mjeteve te perpunuara 77% dhe realizimi I të ardhurave gjithesej në masën 102%”, tha z. Belortaja.
Drejtori Ekonomik, Financës dhe Administrimit në Autoritetin Portual Durrës, Gëzim Agasi tha se për vitin që lamë pas është rritur kapitali me 2.98 %, krahasuar me vitin 2012-të.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.