Në Portin e Durrësit janë ankoruar dy anije turistike, të cilat kanë sjellë 1169 turistë nga vende të ndryshme të botës. E para që ka mbërritur në orën 7:00 në Portin e Durrësit, ishtë Kroçera
“Ocean Majesty”, e cila ka sjellë 373 turistë, mes të cilëve 264 nga Gjermania, 97 Australia dhe pjesa tjetër nga Belgjika, Greqia, Italia etj. “Ocean Majesty” një natë më parë ka qënë në
Portin e Dubrovnikut(Kroaci)dhe do të qendroja në Portin e Durrësit deri rreth orës 22:00 të mbrëmjes, më pas do të vijojë udhëtimin në drejtim të Portit e Kotorrit(Mali i Zi).
Ndërkohë, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes, është ankoruar Kroçera hollandeze “Prinsendam”, që ka ardhur nga Porti i Civitavechia(Romë, Itali) dhe ka sjellë 796 turistë,
mes të cilëve, 412 persona nga SHBA, 165 persona nga Kanadaja, 60 persona nga Australia dhe pjesa tjetër nga Hollanda, Anglia, Rumania, Turqia, Ukraina, etj. “Prinsendam” do të qendrojë deri
rreth orës 18:00 në Durrës, ndërsa më pas do të vijojë udhëtimin në drejtim të Portit të Splitit(Kroaci).
Me qëllim përpunimin e Kroçerave në kohën e planifikuar, janë vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë Portuale të APD-së, Kapiteneria, Dega e Doganës Durrës dhe Policia Kufitare.Brenda muajit shtator Porti i Durrësit është vizituar nga 6 Kroçera, duke u
bërë pjesë e intenerareve të anijeve Kroçera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.