Porti i Durrësit, gjatë vitit 2020 janë përpunuar mbi 3.8 mln tonë mallra

19/01/2021 11:19 AM 0 komente

Gjatë 12-muajve në Portin më të madh të vendit, janë përpunuar rreth 3 milionë e 882 mijë tonë mallra gjithsej.

Sipas të dhënave Statistikore të Autoritetit Portual Durrës, vetëm në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 268 anije, me rreth 808 mijë tonë mallra të ndryshme, ose 35 mijë tonë më shumë se sa gjatë vitit 2019-të.

Ndërkohë, në Terminalin Lindor, gjatë periudhës janar-dhjetor 2020-të, janë përpunuar 153 anije me 733 mijë tonë, kryesisht mallra rifuxho. Është shënuar po ashtu rritje krahasuar me vitin 2019-të, me afro 77 mijë tonë mallra më shumë.

Po të njëjtat të dhëna, saktësojnë se shifrat e mallrave të përpunuar kanë pësuar rënie në Terminalin e Kontejnerëve dhe në atë të Trageteve, krahasuar me vitin paraardhës.

Masat kufizuese në vendet e BE-së, për shkak të pandemisë së Covid-19 kanë patur ndikim në transportin detar në Mesdhe, duke shënuar rënie të numrit të pasagjerëve dhe të volumit të mallrave të përpunuara përmes kontejnerëve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of