Portugalia është votuar si “Destinacioni më i Mirë Turistik në Europë” për të pestën herë radhazi në World Travel Awards 2022, i njohur edhe si “çmimet Oscar për turizmin”.
Ky vend europian e fitoi çmimin në edicionin europian të World Travel Awards për këtë vit, bashkë me plot 30 çmime të tjera, sipas SchengenVisaInfo.com.
“Zgjedhjet rezultojnë nga votat e mijëra profesionistëve të këtij sektori, të cilët vijnë nga të gjitha vendet e botë. Këtë vit, Portugalia fitoi edhe 30 çmime të tjera, në mesin e destinacioneve, rajoneve dhe produkteve e shërbimeve më të mira”, theksoi Ministria e Ekonomisë dhe e Shërbimeve në një deklaratë.
Sipas raporteve nga lajmet portugeze, edhe këto destinacione morën vlerësime të larta:
- Azores, destinacioni kryesor për turizmin e aventurës në Europë.
- Algarve, destinacioni kryesor në Europë për pushimet në plazh.
- Lisbona, destinacioni kryesor i Europës për të pushimet në qytet, destinacioni kryesor për kroçerat në Europë dhe metropoli kryesor bregdetar në Europë.
- Porto, destinacioni kryesor për qytetin më të mirë në Europë.
Në këtë kontekst, Sekretarja e Shtetit për Tregtinë dhe Shërbimet e Turizmit, Rita Marques, tha se rezultatet e shkëlqyera në shumë prej kategorive të edicionit europian të World Travel Awards 2022 merr një rëndësi akoma më të veçantë pas vështirësive të shkaktuara nga koronavirusi dhe variantet e tij të reja.
Ministri Marques theksoi se është një krenari e madhe që vendi po sheh se kompanitë, profesionistët dhe subjektet kombëtare të turizmit po vlerësohen nga kolegët e tyre në nivel ndërkombëtar.
“Të gjithë operatorët në këtë sektor duhen përgëzuar për përballimin e kësaj sfide, e cila rikonfirmon Portugalinë si destinacionin turistik të përsosur, pavarësisht rrethanave”, thotë Sekretarja e Shtetit për Turizmin, Tregtinë dhe Shërbimet, Rita Marques.
“Çmimet Oscar të turizmit” kanë filluar të ndahen që në vitin 1993 nga profesionistë të angazhuar në sektorin e turizmit, të cilët vlerësojnë punën e zhvilluar në këtë sektor për të ndihmuar në përmirësimin e industrisë së turizmit dhe për të nxitur konkurrencën, ashtu si dhe cilësinë e këtij sektori.
Portugalia është ndër destinacionet më të preferuara të udhëtimit në Europë, pasi ka hapur dyert e saj për shumë vizitorë ndërkombëtarë.
Përhapja e koronavirusit bëri që autoritetet në këtë vend të vendosnin rregulla të rrepta për hyrjen e të huajve, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera në mbarë botën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Megjithatë, me lehtësimin e këtyre kufizimeve, Portugalia ka mirëpritur një numër të madh turistësh.
Shifrat e siguruara më parë nga Instituti Kombëtar i Statistikave zbuluan se vetëm gjatë muajit korrik, Portugalia shënoi rekordin më të lartë të turistëve, duke pritur mbi 1.8 milionë vizitorë që u akomoduan në vende të ndryshme në të gjithë Portugalinë.
Shifrat e muajit korrik ishin më të larta se ato të regjistruara përpara përhapjes së virusit. / Schengen Visa.