Sipas të dhënave të publikuara së fundi nga AKEP për tremujorin e katërt të vitit 2019 Posta Shqiptare zë rreth 88% të tregut postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 12%. Megjithatë, shumicën e këtyre objekteve e përbëjnë objekte si fatura që kanë të ardhur të ulët për operatorin që i bën, pasi është tregu i “paketave” ai që ka rëndësi sot dhe sjell më shumë tërdhura për kompanitë.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2019 rezultojnë 7,323,652 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, të detajuara si më poshtë:
Bazuar në të dhënat e paraqitura Posta Shqiptare në tremujorin e katërt 2019 ka realizuar 6,473,421 shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 1,468,626 objekte postare më pak se tremujori i tretë 2019, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e katërt 2019 kanë realizuar 65,245 objekte postare më shumë se në tremujorin e tretë të vitit 2019.
Pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar, i cili luhatet në nivelet rreth 73% për tremujorin e katërt të vitit 2019. Nga krahasimi i periudhës T4-2019 me periudhën T3-2019, vërehet një rënie e numrit të shërbimeve postare në masën 1,403,381shërbime, sikundër nga krahasimi i tremujorit të katërt të vitit 2019 me tremujorin e katërt të vitit 2018 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 1,159,414 shërbime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.