Hoteleria është një nga sektorët me potencial më të madh për tërheqjen e investimeve të reja dhe rrjedhimisht sektori me ndikimin më të madh në PBB. Si mund të zhvillohet siç duhet ky treg, me një stok modern që i qëndron vazhdimësisë së kohës dhe me ofertën e duhur për konsumatorët?
Nga Deada Hyka
Hoteleria në vendin tonë ka vuajtur ndër vite nga një stok i pamjaftueshëm dhe jocilësor, nga shërbimi jo në nivelin e duhur, si dhe mungesa e infrastrukturës, sidomos ajo në Rivierën Shqiptare.
Kohët e fundit, në sektor kanë nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore cilësore dhe rritjen e vazhdueshme të kostove në përgjithësi.
Megjithatë, potenciali i këtij sektori në vend është ngushtësisht i lidhur me turizmin dhe konsiderohen si motorët e ekonomisë. Sipas ekspertëve të fushës, investimet e duhura në sektor do të gjeneronin mundësi të pafundme për të tërhequr investitorë të huaj, për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Në këtë kontekst, disa ditë më parë, u zhvillua në kryeqytet Workshop-i “Investimet dhe tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Ndikimi nga zhvillimi i turizmit” me pjesëmarrjen e zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, si dhe në praninë e figurave të rëndësishme akademike, ekspertëve të fushës së pasurive të paluajtshme, turizmit, si dhe përfaqësues të institucioneve politikëbërëse.
Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Vilma Bello, prezantoi në fjalën e saj kuadrin ligjor shqiptar dhe politikat e qeverisë me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
“Si një nga motorët më të rëndësishëm të rritjes kombëtare, turizmi gjeneron sasi të konsiderueshme të rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit, buxhetin sipërmarrës dhe atë familjar.
Sipas parashikimeve (Raporti Ekonomik i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit), deri në vitin 2028 pritet që sektori i turizmit, në mënyrë direkte dhe indirekte të zërë 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë”, tha zv.ministrja Bello në fjalën e saj.
Sipas saj, për sa u përket investimeve në këtë fushë – arsyeja pse zhvillohet Workshop-i – Shqipëria ka miratuar një kuadër ligjor liberal, i hartuar për të krijuar një klimë të favorshme investimi për investitorët e huaj.
“Potencialet janë të pafundme, megjithatë në zona të caktuara, ne duhet të punojmë më tej me karakteristikat unike që ka çdo zonë e caktuar, për të bërë një destinacion që të artikulohet në mënyrë inteligjente, për të nxitur edhe efektivitetin në inovacion, duke mos shkëputur lidhjen e fortë që duhet të ketë zhvillimi i turizmit me ruajtjen e mjedisit”, shtoi Bello.
Në këtë aktivitet mbajtën referimet e tyre mbi studimet e tregut, kapitalit, sfidat dhe avantazhet e sektorit, ekspertë të tregut në vend, ndër të cilët Migena Zaçe, këshilluese për vlerësimin pranë Colliers.
“Me zhvillimin e sektorit të turizmit, rritjen e stokut të hoteleve cilësore dhe njëkohësisht rritjen e nivelit të kredidhënies për sektorin e hotelerisë, vlerësimi i hoteleve është bërë një nga shërbimet më të kërkuara në pesëvjeçarin e fundit. Asetet hoteliere, edhe pse pjesë e tregut të pronave të paluajtshme, për nga metodologjia e vlerësimit kërkojnë një nivel ekspertize shumë më komplekse” – thotë znj. Zaçe.
Ajo shton se, përveç pjesës strukturore apo karakteristikave ndërtimore të asetit, vlerësuesi duhet të kuptojë dhe të analizojë llojin e biznesit që kryhet në këtë aset, jo vetëm funksionimin dhe evidencën e përdorimit të hotelit, por edhe të stafit, si pjesë e rëndësishme e funksionit dhe rrjedhimisht vlerës së asetit.
“Vlera e asetit është e lidhur ngushtë me pjesën operacionale të tij. Për këtë, vlerësuesi duhet të kryejë disa role njëkohësisht. Marrja në kohë e konsulencës, mund t’i shmangë si investitorit, zhvilluesit apo institucionit financiar risqe, por edhe të rrisë përfitueshmërinë e investimit në tërësi” – përfundon ajo.
Ky event ishte finalizimi i kursit pasuniversitar, që përgatit ekspertë të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, profesion shumë i kërkuar nga tregu i punës, me drejtues didaktik, ekspertin britanik, David Allen, një figurë e njohur në rang ndërkombëtar në fushën e pasurive të paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”, i cili çdo vit sjell risitë më të fundit në këtë sektor, pranë Universitetit Metropolitan.
“Jemi në përfundim të kursit 20-javor me specialistë nga fusha e arkitekturës, ekonomisë dhe inxhinierisë.
Arsyeja është se një pronë nuk mund të vlerësohet pa bashkimin e këtyre profesioneve. Ekonomistët e kanë të nevojshme të kenë informacion për strukturën, planimetrinë, planifikimin urbanistik.
Por, nga ana tjetër, nuk mund të funksionojë pa u vlerësuar tregu, raportet e kërkesës dhe ofertë, cilët janë faktorët që ndikojnë tek oferta. Ky është një profesion i ri, i cili në vitin 1992, kur erdha në Shqipëri, nuk ekzistonte”, u shpreh Allen në fjalën e tij.
INTERVISTA
“Hoteleria dhe turizmi do të jenë sektorët motor të ekonomisë në të ardhmen”
Flet Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International
Hoteleria në vendin tonë ka vuajtur ndër vite nga një stok i pamjaftueshëm dhe jocilësor, nga shërbimi jo në nivelin e duhur, si dhe mungesa e infrastrukturës, sidomos në Rivierën shqiptare.
Kohët e fundit në sektor kanë nxjerrë në pah kryesisht mungesën e fuqisë punëtore cilësore dhe rritjen e vazhdueshme të kostove në përgjithësi. Por, sipas Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International, ky sektor ka potencial të jashtëzakonshëm për të qenë kryesori për ekonominë e vendit…
Sektori i hotelerisë në vend ka shënuar rritje dhe ndryshime të vazhdueshme ndër vite. Si e vlerësoni këtë treg në Shqipëri, si oportunitet për investime?
Padyshim është një nga sektorët me potencial më të madh për tërheqjen e investimeve të reja dhe rrjedhimisht, me ndikimin më të madh në PBB. Sipas parashikimeve, në periudhën afatshkurtër, turizmi (në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë) do të kontribuojë deri në 30% të PBB-së. Ndërkohë që investimet mund të variojnë nga ato me kapital të vogël deri dhe dhjetëra milionë euro.
Mendoj se hoteleria dhe turizmi do të jenë sektorët motor të ekonomisë së vendit në të ardhmen. Për këtë, si investimet publike (ato në infrastrukturë) ashtu edhe ato private, janë të domosdoshme për rritjen e mëtejshme të sektorit.
Duhet theksuar se Shqipëria, me pozicionin gjeografik në Adriatik dhe Mesdheu, bën pjesë në tregun më konkurrues për hotelerinë e turizmin në botë dhe ka një potencial të madh zhvillimi, por edhe konkurrencë brenda. Prandaj është shumë e rëndësishme që tregu të zhvillohet siç duhet, me një stok modern që i qëndron vazhdimësisë së kohës dhe me ofertën e duhur për konsumatorët.
Çfarë vështirësish ka pasur sektori ndër vite?
Ndër vështirësitë kryesore janë ato që lidhen me strukturat hoteliere (stok i pamjaftueshëm, stok jocilësor, struktura të vogla, etj.) si dhe ato që lidhen me pjesën operacionale të sektorit të hotelerisë si p.sh. shërbime jo në nivelin e duhur, ose shërbime të pamjaftueshme.
Hoteleria ka vuajtur edhe nga mungesa e infrastrukturës, sidomos në Rivierën Shqiptare. Kohët e fundit në sektor kanë nxjerrë në pah kryesisht mungesën e fuqisë punëtore cilësore dhe rritjen e vazhdueshme të kostove në përgjithësi.
Kredia për sektorin e hotelerisë dhe restoranteve ka arritur nivelet më të larta historike. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 23.4% sipas të dhënave më të fundit të BSH. Sa e lehtë është të investosh në hoteleri? A ka mundësi të barabarta për të rinjtë?
Rritja e kredidhënies për sektorin e hotelerisë është një lajm i mirë. Kuptohet që vështirësia mbetet më e madhe për të rinjtë për të siguruar kapitalin e nevojshëm fillestar. Megjithatë ka një dukuri pozitive të kredive të mbështetura nga organizma ndërkombëtarë, të cilët duan të rrisin kreditimin për të rinjtë, si një mundësi e mirë punësimi për ta.
Cilat janë ‘kushtet’ që duhet të plotësojë një investitor shqiptar që të tërheqë marka ndërkombëtare në fushën e akomodimit?
Markat kanë standardet dhe kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë që me përzgjedhjen e vendndodhjes së projektit, projektit arkitekturor (që duhet të jetë sipas standardit të markës), investitorit lokal dhe integritetit të tij, fazave të projektit dhe investimit të kërkuar. Ndërkohë ata premtojnë të sjellin standardin e tyre në pjesën operacionale, ekspertizën së bashku me rrjetin e klientëve.
Në raste të veçanta, ata mund të sigurojnë edhe një pjesë të investimit. Është e rëndësishme që, përpara se investitori të financojë projekte arkitekturore, të lidhet fillimisht me markën me të cilën dëshiron të bashkëpunojë.
Markat orientojnë shumë mirë rreth funksionalitetit të ambienteve dhe përdorimit sa më të mirë të tyre gjatë vitit, jo vetëm në sezonin turistik. Këtë ndërmjetësim dhe konsulencë me markat e ofrojmë ne si Colliers, prej disa vitesh, në tregun shqiptar, në bashkëpunim me kolegët tanë të sektorit të hotelerisë në Londër.
Sa i përket ndërtimit në fushën e hotelerisë, a ka Shqipëria standardin e duhur? Çfarë mund të bëhet në këtë drejtim?
Fatkeqësisht, Shqipërisë i mungojnë strukturat e mirëfillta, sipas standardeve ndërkombëtare të hotelerisë. Edhe pse ka shumë përmirësime në stokun e futur në dy-tre vitet e fundit, jemi ende larg standardeve ndërkombëtare. Përveç cilësisë në strukturat e reja hoteliere kanë parasysh dhe faktorë mjedisorë (përdorim më eficient i energjisë, ujit, materiale ekologjike, etj.).
Me anë të kërkesave të tyre, markat mund të ndihmojnë investitorët e mëdhenj të ndërtojnë një strukturë hoteliere të niveleve ndërkombëtare. Ndërkohë edhe konsulentët ose kompanitë e specializuara mund të ndihmojnë çdo investitor/ndërtues të ndërtojnë hotele që do t’i mbeten kohës dhe do të jenë faktorë kyç në suksesin e biznesit të tyre.
Ka ardhur koha që investitorët shqiptarë të largohen nga mendësia e thjeshtë e përfundimit të një vepre. Ata duhet të mendojnë për ndërtimin e një biznesi të mirëfilltë, siç është hoteleria, dhe më pas të sigurojnë të ardhura të sigurta afatgjatë dhe ndoshta dhe shitje të biznesit të tyre me të ardhura shumë të mira, si rezultat i operimit të suksesshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Pas llogaritjeve të tatimeve për parapagimin e tatimit te profesionet e lira, shumë prej këtyre bizneseve kanë nisur në tatime ankesat për rishikimin e kësteve dhe njohjen e shpenzimeve të zbritshme apriori, në masën 30%. “Nëpërmjet një ankese që depozitova pranë Tatimeve Rajonale Fier kam…
Sektori bankar tregoi aftësi të përmirësuar për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në rrafsh global dhe pozicionimit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë aktive ndaj këtyre zhvillimeve, edhe gjatë vitit 2023,…
Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon. Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim të fundit, ka sqaruar bizneset se përllogaritja e kësteve paraprake të Tatimit mbi të ardhurat për vitin 2024, për shërbimet profesionale, bëhet mbi përqindjen e fitimit të vetëdeklaruar gjatë vitit 2023. Ndërkohë, njohja e shpenzimeve në masën…
Në 10 kompani, vetëm 4 prej tyre i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit. Të dhënat e Këshillit të Investimeve tregojnë se fokusi në këtë drejtim i biznesit në Shqipëri ka ardhur në ngadalësim në raport me periudhën e fillimit të post-pandemisë. “Më shumë se 4…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë deri në fund të muajit qershor këstin e tremujorit të dytë që atyre u ka ardhur sipas përllogaritjeve të administratës tatimore për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që…
Vetëprodhimi i energjisë si një formë për të ulur kostot duket se ka nxitur edhe gjatë vitit 2023 një sërë kategorish që janë aktive me projekte të instalimit të impianteve fotovoltaikë. Të dhënat zyrtare të raportuara nga ERE tregojnë se ishin të paktën 723 klientë…
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje është ajo e numrit të turistëve. Përditë bombardohemi me 10 milionë turistët që vizituan vendin, me shtimin…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Kosovë, derisa vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09. Kurse, shuma e depozitave…
Pushtimi rus i Ukrainës, e ka futur përsëri zgjerimin në axhendën e Bashkimit Europian. Por, sa do ta sforconte buxhetin e bllokut, pranimi i anëtarëve të…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Çmimet e ushqimeve në botë, pritet të bien këtë vit, duke ofruar një lehtësim për kuletat e blerësve, tha Oxford Economics*. "Parashikimi ynë bazë, është që…
Një udhëtim në kohë Eda Meta, MSc. International Finance German Banking Industry Historia e Inteligjencës Artificiale daton që në lashtësi. Njerëzimi ka ëndërruar gjithmonë për…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…