Pr.buxhetit 2018 në Komision, debat për përjashtimin nga taksat e hoteleve me 5 yje

06/11/2017 10:54 AM 0 komente

Komisioni për Ekonominë dhe Financat nisi diskutimin në parim të projektligjeve financiare që shoqërojnë Buxhetin e Shtetit 2018.
Në fokus të diskutimeve ishin gjashtë ligje në parim, ku Ministri i Financave dhe Ekonomisë iu është përgjigjur pyetjeve nga anëtarët e Komisionit. Ndryshe nga seanca e kaluar, opozita ka vendosur të marre pjesë në diskutimin e rradhës. Diskutimet përfshinë :Tvsh e ndryshuar; Taksat vendore; Tarifat doganore; Akciza.

Kreu i financave shqiptare Ahmetaj ka thënë se duhet të bëhet deklarimi njëherë në tre muaj për biznesin e vogël. “Thjeshtimi për deklarimin e biznesit të vogël përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”-tha ai.

Deputetja Evis Kushi drejtoi pyetjen mbi rëndësinë e performancës së administratës tatimore dhe doganore dhe mekanizmave shtesë që mund të ndiqen për ta përmirësuar. Ministri Ahmetaj iu përgjigj se përmirësimi administrativ është pjesë e administrimit së të ardhurave. “Do të aplikojmë sistem online për të pasqyrimin në kohë reale të transaksione. “- shtoi ai.

Deputetja Gjylameti i vuri theksin zhvillimit të sektorit të turizmit. Ajo përmendi se projektligjet financiare që shoqërojnë buxhetin 2018 do të ulin evazionin fiskale në këtë sektor dhe nga ana tjetër, uljen e kostove operative duke shtyrë tvsh.

Pyetjes nga opozita se sa është numri i hoteleve me 5 yje? Cilat janë llojet e shërbimeve, për të kuptuar efektin real, deputetja iu përgjigj: “Ka të beje me ato njësi akomoduese me pesë yje që do të investohen. Çdo lloj shërbimi do të ketë tvsh të reduktuar. “.

Një tjetër pyetje nga Opozita: A e kemi mjaftueshëm të zhvilluar turizmin elitar për këtë lehtësim fiskal? Mendoni qe është e mjaftueshme ulja e TVSh? A keni një analizë të qartë sa janë prurjet në secilin segment të turizmit?
Përgjigjja: “Ne do të ofrojmë mbështetje ligjore. Në fillim të vitit 2017, ofruam një TVSh të reduktuar në 6 për qind për fjetjen dhe mëngjesin. Tani po e shtrijmë dhe po kalojmë në një paketë që na ben shumë konkurrues në rajon, që nuk përfshin vetëm tvsh por edhe taksen e infrastruktures e të tjera. Duam te ndjekim shembullin e Kroacisë, por edhe të Malit të Zi. Po i japim një mundësi me këtë paketë që të tërheqim investimet me pesë dhe katër yje.”

Opozita i ka cilësuar selektive politikat mbi ndryshimet e tvsh të parashikuara në këtë pr.buxhet.

Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se “nuk është normale, politikë selektive. Rritja e taksave ka rritur borxhin tatimor. “ Ajo shtoi se “nuk ka informacion se cilët do të jenë  hotelet me pesë yje që do të vijnë.”

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of