Duhet të bëni yoga edhe në zyrë. Po, po dhe ky fakt është i vërtetuar.
Sipas një studimi nga Universiteti “Duke” një orë yoga në javë redukton me një të tretën nivelin e stresit mes personelit në zyrë. Studiuesit kanë zbuluar se meditimi ul nivelin e kortizolit, hormoni i lidhur me stresin. Kur kortizoli bie, mendja është e qetë, fiton kthjelltësi dhe mund të përqendohet më mirë. ‘Praktikimi i yoga-s në zyrë rrit vetëdijen, të qetëson dhe të jep energji të reja, falë edhe një frymëmarrje më të thellë ‘, shpjegon Andrea Serena, nga Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Yoga (Yani).
Praktika e yoga-s në zyrë ndihmon që të përfitoni:
• kthjelltësi dhe energji të reja
• përmirëson kujtesën dhe përqendrimin
• nxit ekuilibrin e përgjithshëm dhe aftëson për të trajtuar stresin
• relakson tensionin e muskujve
• përforcon fleksibilitetin fizik dhe mendor