Të ardhurat në buxhetin e Kosovës, deri në vitin 2015 parashikohet të jenë rreth 1. 5 miliardë euro, ndërsa shpenzimet kapitale do të ruhen në nivelin 40%” përqindësh. Kështu u shpreh Ministri i Financave, Bedri Hamza, në mbledhjen e qeverisë, gjatë prezantimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2013-2015.
Në lidhje me shifrat e 3-mujorit, ministri Hamza tha se të ardhurat llogariten në 16% të planit vjetor. Gjatë mbledhjes, qeveria miratoi projektligjin “Për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për grevat” dhe projektligjin “Për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për procedurat kontestuese”. Kabineti qeveritar aprovoi edhe vendimin për themelimin e Komisionit Disiplinor për Sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.