Jo rastësisht “Mrizi i Zanave”, ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës.
Kur u kthye në vendlindje në 2010-n, shefi i kuzhinës, Altin Prenga i kishte idetë e qarta për modelin që do të ndiqte, duke krijuar restorantin e parë në vend që ofroi recetat autentike shqiptare.
I frymëzuar nga agroturizmi në Itali, ai filloi punimet për hapjen e restorantit në fshatin Fishtë të Lezhës. Idenë për të hyrë në fushën e argotizmit Prenga e mori pasi vuri re që receta autentike gjendeshin vetëm në kuzhinën e nënave shqiptare por jo në restorantet e vendit.
Në fillim, konsumatorë ishin entuziastët e fshatit, atyre që u mungonte freskia që përçon fshati dhe klientela nuk ishte aq e madhe pasi nuk kishte shumë nga ata që kishin këtë fokus. Me kalimin e viteve, ky model filloi të pëlqehej shumë si nga vendasit edhe nga të huajt.
Ka disa vite që kërkesa është aq e lartë sa për të shkuar për një drekë apo darkë te Mrizi duhet të rezervosh një javë më parë.
Modeli është zgjeruar viti pas viti dhe sot “Mrizi i zanave” është një shembull jo vetëm për zhvillimin ekonomik që i dha gjithë zonës, duke shërbyer si gjenerator punësimi, por dhe për krijimin e një produkti të vërtetë agroturistik që nga mbledhja e prodhimit nga fshatrat përreth e deri te vera apo orizi.
Tradita dhe moderniteti së bashku është pikërisht ajo çka edhe turistët po kërkojnë gjithmonë e më shumë.
Altin Prenga, administratori i “Mrizit të Zanave” shprehet se në vendin tonë kemi mungesë të madhe të restoranteve që ofrojnë pjatat autentike shqiptare.
Ai shton se tregu vendas është i mbingarkuar nga kuzhina e huaj dhe se turistët nuk kanë shumë mundësi zgjedhje për sa i përket restoranteve tradicionale.
“Problemi me restorantet në vendin tonë është se vetëm rreth 10% e tyre ose më pak janë restorante tradicionale që kanë pjata autentike, pjesa tjetër janë me menu të huaj, kryesisht atë italiane.
Ndërkohë, një nga arsyet pse kemi një rritje kaq të madhe të turistëve të huaj, pasi ata kanë ardhur për të provuar kuzhinën shqiptare”- shprehet z. Prenga.
Pasi Mrizi u bë i njohur, shumë të tjerë ndoqën modelin e tij dhe agroturizmi sot është mjaft i përhapur nëpër Shqipëri.
Z. Prenga shprehet se për të pasur sukses nuk duhet të kopjohet çfarë dikush është duke bërë por të merrte të analizohet dhe të kuptohet çfarë duhet të bëhet për zonën e tyre.
Çfarë ofron ajo zonë dhe si mund të paraqesë traditën e vendit sa më mirë.
Jahaj: Pjatave t’u japim një frymë shqiptare
Vihet re një mungesë e theksuar e restoranteve tradicionalë në bregdetin shqiptar, ku ende ofrohen pastat dhe rizotot si gatime të zonës.
”Enri Jahaj, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, shprehet se ka ardhur koha që pjatave që kemi duhet t’u japim një frymë moderne, shefat e kuzhinës duhet t’u japin një frymë shqiptare.
“Ne nuk duhet të heqim dorë nga tradita jonë. Nga gatimet dhe pijet tona, pasi këto do na bëjnë që të jemi një spot shumë i këndshëm për turistët. Por, duhet t’u japim këtyre gatimeve dhe pijeve që kemi pak modernizim.
Në vend ka shumë kantina dhe restorante të mira, do të thoja me dhjetëra, mendoj se jemi në rrugën e duhur, por kemi ende punë për të bërë.
Kur vjen puna te gatimet mendoj se nuk duhet të ngelemi më te gatimet tradicionale ballkanike, duhet t’i japim një frymë shqiptare, mesdhetare dhe kjo pastaj është meritë e shefave, e atyre që janë mendjehapur dhe kanë dëshirë të guxojnë.”
Rikthimi i traditës shqiptare është një rrugë e gjatë dhe sfiduese, por po sjell frymëmarrje të re për kulturën dhe identitetin e këtij vendi.
Me rininë që po angazhohet në rikthimin e vlerave të lashta dhe me ndihmën e teknologjisë për të ruajtur dhe për të promovuar traditën, Shqipëria po udhëheq një lëvizje të rëndësishme për të siguruar që trashëgimia e saj kulturore të ruhet dhe të shkëlqejë në kohët moderne.
Ashtu si çdo sektor tjetër, një nga problemet kryesore edhe për këto restorante mbetet fuqia punëtore, e cila dita-ditës po largohet në emigrim.
“Sfida më e madhe mbetet fuqia punëtore dhe kualifikimi i tyre për të pasur një standard sa më të mirë në shërbim” – shprehet z. Andi Priftit, administratori i “Oda Garden Tirana.
Lexoni edhe:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Shkoni e merrni shembull ne Italine fqinje , lidhur me politikat shteterore te mbeshtetjes se rinise qytetare per t’u larguar nga puna e rehateshme ne qytete , per t’u kthyer e ingranuar ne agroturizmin e trasheguar nga prinderit e tyre ; apo edhe ringritur nga e para ferma te mirefillta agrare dhe blegtorale …..?????!!!!!!
Boll me te shiturit mend , se nuk po ka me kuptim me idene e vjeter ” Shqiperia , shkemb granit ne brigjet e adriatikut ” ; …., duhet pune e jo tangerllik e lloqe Kavaje …..????!!!!!
Me nje lule nuk vjen pranvera ne Agro-turizem ….????!!!!!