Kompania finlandeze do të hedhë një treg një smartphone të ri.
Smartphone i ri mungonte në serinë e pajisjeve të reja të shtëpisë finlandeze – pas Nokia 3, Nokia 5, Nokia 6 dhe Nokia 8 (i cili qëndron në majë të gamës me procesor Snapdragon 836 dhe 4 GB RAM), vjen më së fundi Nokia 7.
Nokia 7 ka karakteristika që i lejojnë të konkurrojë në kushte të barabarta me smartphone të tjerë më të kushtueshëm: procesor Snapdragon 630 i suportuar 4 GB ose 6 RAM dhe 64 GB memorie e brendshme.
Karakteristikat teknike Nokia 7
Një smartphone funksional. Kështu mund të cilësohet Nokia 7. Modeli i ri ka karakteristika premium 6 GB RAM dhe xham në pjesën e pasme. Nokia 7 ka procesor Snapdragon 630 suportuar nga 4GB ose 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet me microSD.
Ekran IPS 5,2 inç me rezolucion 1920×1080 pixel. Sektori fotografik është realizuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane fotografike Carl Zeiss: kamera e pasme është 16 megapiksel, me hapje fokusi 1.8.
Kamera e përparme është 5 megapiksel me hapje fokusi 2.0 dhe kënd shikimi 84 gradë. Software fotografik është pasuruar me funksione të reja të zhvilluara nga Zeiss, ndër të cilat modaliteti bothies që ju lejon të shkrepni një foto duke përdorur njëkohësisht si fotokamerën e përparme, si fotokamerën në pjesën e pasme. Sa i përket sektorit audio, shfrytëzon praninë e Nokia OZO Audio për t’ju dhuruar një tingull 3D.
Është i pranishëm edhe lexuesi për gjurmët dixhitale në pjesën e pasme, poshtë sensorit fotografik.
Dizajni është klasik me kënde të rrumbullakosura dhe ekran 16:9. Veçoria qëndron në materialet e përdorura për kornizën anësore dhe për kapakun e pasmë. Trupi i smartphone është realizuar në alumin, ndërsa kapaku në xham (Gorilla Glass).
Çmimi dhe data e daljes në treg të Nokia 7
Për momentin, smartphone do të jetë i disponueshëm vetëm në Kinë. Dalja në treg e Nokia 7 parashikohet më 24 tetor. Çmimi do të jetë rreth 320 euro versioni 4 GB dhe 340 euro versioni 6 GB.