Komisioni Europian prezantoi paketën e sigurisë së energjisë me propozimet e nevojshme që do t’i paraqiten ekipit të BE-së për tranzicionin, si dhe për masat përgatitore në rast ndërprerjesh të furnizimit.
Komisioni referon se paketa përcakton një gamë të gjerë masash për të forcuar qëndrueshmërinë e BE-së për ndërprerje të furnizimit me gaz. Këto masa përfshijnë edhe kërkesën e moderuar për energji, rritjen e prodhimit (përfshirë edhe nga burimet e rinovueshme), mirëfunksionimin e tregut të integruar plotësisht me energji të brendshme, si dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, furnizuesve dhe rrugëve, sipas raportit të KE-së.
Korridori Jugor i Gazit, i cili parashikon transportin e gazit nga rajoni i Kaspikut në tregjet evropiane është pjesë e asaj që njihet si lista e projekte me interes të përbashkët, (PCI).
Në veçanti, zgjerimi i gazsjellësit Jugor-Kaukazian, Trans Anatolia Natural Gas Pipeline (TANAP), Trans Adriatic Pipeline (TAP), si dhe Ndërlidhja Greqi – Bullgari (IGB), si dhe gazsjellësi Trans Kaspik janë ndër projektet e përfshira në këtë listë më të përfshirë në listën PCI projekte.
Gjurma që ndjek TAP mund të lehtësojë lidhjet me disa projekte të infrastrukturës për furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore. E kjo, bën të ditur dokumenti i KE-së do të realizohet edhe përmes ndërlidhjes me gazsjellësin Jonian-Adriatik (IAP). Tubacioni IAP do të ketë një gjatësi prej rreth 516 kilometra dhe të lidhet me TAP në qytetin e Fierit, në Shqipëri. Ai do të kalojë nëpër Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje – Hercegovina dhe do të përfundojë në qytetin e Splitit në Kroaci, ku do të lidhet me sistemin ekzistues të shpërndarjes së gazit të vendit.
Nga Kroacia, gazit mund të shkojnë në Hungari dhe vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
TAP është duke bashkëpunuar me zhvilluesit e këtij gazsjellësi për të diskutuar mundësitë e lidhjes në tregjet pa gaz, si Jugu i Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.