Pos vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndaloi veprimtarinë e shumë bizneseve në vend për fundjavë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim tjetër, për shtatë komuna ku gjendja paraqitet më e rëndë me COVID-19. Masa do të vlejë nga ora 20.00 e së premtes deri në orën 05.00 të së hënës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendime të veçantë për Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.
Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikë s së Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për shtatë komuna të Kosovës: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:
Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit , Obiliqit , Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. operatorëve ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Lexo edhe këtë: Rreziku nga COVID-19: Kosova me masa të reja, mbyllet vendi nga sot deri të hënën
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;
Qeveria bën të ditur se “Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovë”.
Në njoftim thuhet se “Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë”
Në Kosovë u raportuan të premten 12 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,827 mostrave. Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 316.
Instituti raportoi të premten edhe për 60 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981. Raste aktive aktualisht janë 6,221.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.