Duke pasur parasysh krizën e vazhdueshme të kostos së jetesës, një udhëtim dyditor në fundjavë, mund të duket luks.
Ka ende shumë destinacione ekonomike, veçanërisht nëse udhëtohet çift.
Për më tepër, çmimi i lirë nuk do t’ia zbehë bukurinë udhëtimit. Përkundrazi! Një studim i ri nga Jersey Island Holidays mund të vijë në ndihmë.
Duke analizuar çmimin mesatar të taksive, pijeve alkolike, qëndrimit dhe darkave për dy ditë, studimi ka përpiluar një listë të destinacioneve më të përballueshme në Europën Lindore.
Një listë përfshihej edhe Kosova. Prishtina u rendit në vendin e pestë, me kosto mesatare të një fundjave 162 dollarë.
Destinacioni më i përballueshëm ishte Nishi, në Serbi, ku kostoja mesatare për një fundjavë është 137 dollarë.
Në vazhdim, më të lirat ishin dy qytete boshnjake: Banja Luka, me kosto mesatare për një fundjavë 147 dollarë, dhe Tuzla, me një shpenzim mesatar, 151 dollarë.
Destinacionet ballkanike mbizotëruan listën.
Më poshtë renditen destinacionet më të përballueshme, së bashku me koston mesatare për një fundjavë.
1. Nish, Serbi 137 dollarë
2. Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë 147 dollarë
3. Tuzla, Bosnjë dhe Hercegovinë 151 dollarë
4. Prishtinë, Kosovë 162 dollarë
5. Shkup, Maqedonia e Veriut 166 dollarë
6. Podgoricë, Mali i Zi 168 dollarë
7. Kishinau, Moldavi 181 dollarë
8. Debrecen, Hungari 188 dollarë
9. Lublin, Poloni 197 dollarë
10. Beograd, Serbi 209 dollarë
Njëkohësisht, mund të vizitohen edhe vende të reja të pasura me kulturë dhe histori.
Kushdo mund të mbetet i kënaqur. / Timeout