Çmimet e shtëpive në Britani mund të bien deri në 18%, në rast se ky vend do të vuajë nga dalja nga Eurozona.
Studimi i ri i Departamentit Britanik të Thesarit nënvizon se impakti do të ishte afatgjatë dhe efektet do të shiheshin në fillim të vitit 2017.
Kreu i Financave britanike Osborne tha se ky nuk është lajm të mirë për ata që kërkojnë të blejnë një shtëpi, pasi kreditë hipotekore do të bëhen më të shtrenjta në vijim.
“Në rast se ne do të dilnim nga Bashkimi Europian do të kishte një shok të menjëhershëm ekonomik që do të godiste edhe tregjet financiare. Në terma afat-gjatë, vendi dhe njerëzit do të varfëroheshin. Do prekeshin të gjithë.”, deklaroi George Osborne.