Prodhimi i naftës së papërpunuar të SHBA-së do të arrijë së paku 10.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2020, një milion fuçi më tepër se sa parashikimi i vitit të shkuar, duke u bazuar në parashikimet vjetore për energjinë, nga Administrata e Informacionit Energjetik, njësia statistikore e Departamentit të Energjisë në SHBA.
Prodhimi i papërpunuar i naftës pritet të qëndrojë i moderuar në 9.4 milionë fuçi në vitin 2040, 26% më tepër se pritshmëritë e një viti më parë, deklaroi agjencia.
Pavarësisht uljes së çmimeve, rritja e prodhimit do të rezultojë shumë e rëndësishme, nga rritja e nxjerrjes së naftës nga nëntoka, kryesisht në formacionet argjilore, tha agjencia.
Prodhimet nga nëntoka në 48 shtetet pritet të arrijnë 5.6 milionë fuçi në 2020, krahasuar me pritshmëritë e një viti më parë, 34% më tepër.
Agjencia raportoi se pritet një ritëm më i shpejtë në çmimet e naftës këtë vit, se sa ishte vitin e kaluar.
“Prodhuesit do të vazhdojnë të lokalizojnë dhe të gjejnë qendrën me pikat për t’u eksploruar, të cilat janë në zhvillim e sipër”, – thuhej në raport.
Teksa prodhimi do të vazhdojë të rritet, importet neto pritet të bien, kjo në raport me konsumin e brendshëm. Importet neto pritet të përbëjnë 14% konsumit të brendshëm të karburanteve të lëngshme në 2020, krahasuar me 26% të një viti më parë.
Megjithatë, niveli i importeve të naftës së papërpunuar të Gjirit dhe Gjirit Perëndimor pritet të qëndrojë i lartë në 2040.
Në Bregdetin Lindor dhe Lindjen e Mesme, importet pritet të rriten nga 2013-2040 në të gjithë skenarët e hulumtuar në raport, me përjashtim të njërës, në të cilën thuhet se burimet e naftës dhe të gazit janë parashikuar të jenë veçanërisht të lartë.
Raporti tregoi se do të kemi konsum më të ulët të gazit natyror në 2025 dhe 2040, sesa parashikimi i një viti më parë, teksa konsumi i naftës pritet të rritet. Në përputhje me këtë projektim, prodhimi i gazit natyror pritet të jetë 1.3 trilionë metra kub më i ulët në 2025, se sa pritej një vit më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.